Gjenden 39 trupa brenda një kamioni pranë Londrës

E mërkurë, 23 October 2019 14:28

Trupat e 39 njerëzve janë zbuluar brenda një kontenjeri të një kamioni në Britani. Policia britanike thotë se kamioni u gjend nga punonjësit e urgjencës në Parkun Industrial Waterglade në Grays, 32 kilometra në lindje të Londrës. 38 viktima janë të moshës madhore, tha policia,ndërsa një tjetër besohet se është adoleshent.

Hetuesit besojnë se kamioni ishte nisur nga Bullgaria dhe kishte hyrë në territorin britanik përmes qytetit Holyhead në Wales fundjavën e kaluar. Sipas autoriteteve, një 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut është identifikuar si drejtues i kamionit dhe është arrestuar nën dyshimet për vrasje. Kryeministri Boris Johnson tha përmes një deklerate se ishte tmerruar nga incidenti tragjik.

Policia në Essex tha se nuk ka identifikuar se nga ishin viktimat dhe se parashikon se do të jetë një proces i gjatë. VOA

Modifikuar më E mërkurë, 23 October 2019 14:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...