SHBA stacionohet për naftën siriane

Premte, 25 October 2019 13:47

Uashingtoni pret të dërgojë qindra trupa shtesë në Siri për të mbrojtur zonat me naftë nga shfrytëzimi prej rivalëve. Situata në republikën e Lindjes së Mesme është qetësuar pas arritjes së armëpushimit mes Turqisë dhe forcave kurde. Ka nisur edhe kthimi i refugjatëve sirianë që strehohen aktualisht në Turqi.

Pas tërheqjes nga Siria verilindore, Shtetet e Bashkuara do të stacionojnë trupa shtesë në lindje për të mbrojtur fushat naftëmbajtëse të vendit.

Departamenti amerikan i mbrojtjes informoi se do të koordinohet me forcat demokratike siriane për të shmangur rënien e naftës në duart e Shtetit Islamik apo aktorëve të tjerë destabilizues në rajon.

Mësohet se Siria ka kapacitetin të prodhojë deri 350 mijë fuçi nafte në ditë, sasi e cila eksportohet.

Për të kryer misionin, Uashingtoni mund të përdorë qindra ushtarë dhe mjete të rënda si tanket, deklaroi të enjten një përfaqësues i Pentagonit.

Sulmet në verilindje të Sirisë mes forcave turke dhe atyre kurde janë pezulluar pas arritjes së armëpushimit.

Ankaraja gjithashtu ka hyrë në marrëveshje me Rusinë për evakuimin e rebelëve nga një zonë sigurie rreth 120 kilometra e gjerë përgjatë kufirit me Turqinë.

Zona do të përdoret për ngritjen e kampeve dhe strehimin e miliona refugjatëve sirianë që tani gjenden në Turqi.

Autoritetet turke thonë se deri tani janë kthyer vullnetarisht rreth 315 mijë persona, por organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut pretendon se ka identifikuar raste të deportimit të njerëzve me detyrim.

Sipas Amnesti Interneshënëll, refugjatët detyrohen të firmosin deklarata për largim vullnetar pas kërcënimit me rrahje ose burgosje nga policia turke, ndërsa kthimi në kohë tensioni në Siri po vë jetët e tyre në rrezik.

Ofensiva e Turqisë ndaj luftëtarëve kurdë, ndërkaq, u dënua një ditë më parë nga një rezolutë e parlamentit europian, ndërsa ministrat e mbrojtjes të NATO-s as të enjten nuk arritën një qëndrim të përbashkët për kapërcimin e konfliktit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...