EMRI+FOTO/ U gjet i pajetë pranë banesës, detajet e reja nga vrasja e ish agjentit të Shërbimeve Sekrete

Tuesday, 12 November 2019 14:58

Një ish-oficer i ushtrisë britanike, i cili ka bashkëthemeluar grupin e shpëtimit Helmetat e Bardha, ka vdekur në Turqi. Trupi i James Le Mesurier është gjetur pranë shtëpisë së tij në Stamboll, raporton BBC.

Shkaku i vdekjes nuk dihet, ndërsa autoritetet turke i kanë nisur hetimet.

Sipas disa mediave turke, trupi i viktimës është gjetur me çarje në këmbë.

B1989FE6-CD80-44D1-AE11-915ECF2FC843_cx24_cy25_cw53_w1023_r1_s

Helmetat e Bardha – të njohura edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë – kanë rreth 3,000 anëtarë dhe janë formuar në vitin 2014, tri vjet pas shpërthimit të luftës civile në Siri.

Grupi u ndihmon civilëve që sulmohen në ato zona të Sirisë që kontrollohen nga kundërshtarët e presidentit Bashar al-Assad.

Por, Qeveria siriane dhe aleatët e saj, Rusia dhe Irani, i kanë akuzuar Helmetat e Bardha për ndihmë të hapur ndaj organizatave terroriste.

Javën e kaluar, Ministria e Jashtme e Rusisë ka bërë një postim në Twitter, duke thënë se Le Mesurier ka qenë ish-agjent i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete të Mbretërisë së Bashkuar, i njohur si MI6./REL

Modifikuar më Tuesday, 12 November 2019 15:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...