Trump: SHBA kanë filluar bisedimet me Korenë e Veriut

E mërkurë, 18 Prill 2018 16:40

Kreu i Shtetet e Bashkuara Donald Trump thotë se kanë filluar bisedime të drejtpërdrejta me Phenianin.

Mike Pompeo, drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, shkoi kohët e fundit në Korenë e Veriut për t'u takuar me udhëheqësin Kim Jong Un.

Zyrtarët thonë se takimi sekret midis zotit Pompeo dhe udhëheqësit koreanoverior u zhvillua në përgatitje të një takimi të mundshëm të nivelit të lartë midis Presidentit Trump dhe Kim Jong Unit.

Gazeta Washington Post, e cila e njoftoi e para takimin mes zotit Pompeo dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, tha se shefi i CIA-s ishte në Phenian gjatë fundjavës së Pashkëve, pak pasi ishte emëruar për postin e Sekretarit të Shtetit.

Por Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha se Presidenti Trump dhe udhëheqësi koreanoverior nuk kanë folur drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.

Zoti Trump ka në plan të takohet me Kim Jong Unin në fillim të qershorit, me synimin që Koreja e Veriut t’i japë fund programit të saj të armëve bërthamore, që përbën një kërcënim në rritje për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në rajon./zeriiamerikes

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...