Britani/ Mbretëresha u propozon udhëheqësve të Commonwealth-it, të emërojnë Princin Çarls si pasues të saj

Premte, 20 Prill 2018 08:49

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeta, u ka kërkuar udhëheqësve të Commonwealth-it, që djali i saj, Princi Çarls, të emërohet si pasues i saj në krye të tyre.

Ajo tha se ishte “dëshira e saj e sinqertë”, që Princi Çarls të marrë përsipër këtë post “një ditë”, ndërsa hapi takimin me krerët e qeverisë (CHOGM) në Londër.

Duke iu drejtuar të ftuarve, Mbretëresha tha se kishte kënaqësi dhe nder të madh për t’ju shërbyer dhe për të vëzhguar me krenari se ky është një rrjet i begatë.

“Është një kënaqësi që ju pres në shtëpinë time, në këtë takim bienal. Është gjithashtu dëshira ime e sinqertë, që Commonwealth-it të vazhdojë të ofrojë stabilitet edhe në gjeneratat e ardhshme dhe të vendosë që një ditë Princi i Uellsit të vazhdojë punën e rëndësishme, të filluar nga babai im në vitin 1949”, tha Mbretëresha Elisabeta.

Posti drejtues në Commonwealth nuk është i trashëgueshëm dhe nuk do të kalojë automatikisht te Princi i Uellsit, pas vdekjes së Mbretëreshës.

Modifikuar më Premte, 20 Prill 2018 08:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...