Rusi/ Drejtori i Telegramit: Ngrihuni në protestë

Hënë, 23 Prill 2018 15:54

Shefi ekzekutiv i kompanisë Telegram, Pavel Durov u ka bërë thirrje mbështetëse në mbarë Rusinë që të organizojnë një protestë të re, për të kundërshtuar përpjekjet e Qeverisë për të bllokuar qasjen në këtë aplikacion të mesazheve.

Ai është larguar nga Rusia që nga viti 2014 dhe jeton jashtë vendit, i ka falënderuar rusët të cilët protestuan më 22 prill, kundër bllokimit të aplikacionit Telegram.

“Edhe një aksion tjetër? Të dielën, më 29 prill”, ka shkruar Durov në rrjetin social.
Më 22 prill, mbështetësit e këtij aplikacioni kishin hedhur avion të letrës nga dritaret e tyre. Logoja e Telegramit është pikërisht një avion letre, shkruan rel.

Autoritetet ruse kanë marrë vendim për të bllokuar qasjen në këtë aplikacion, pasi Telegram ka refuzuar që të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB).

Modifikuar më Hënë, 23 Prill 2018 15:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...