Ja kush është shpikësi që vrau gazetaren suedeze

E mërkurë, 25 Prill 2018 14:35

Plot 11 ditë pasi e kishte intervistuar në bordin e një mjeti lundrues të prodhuar prej tij, pjesë të copëtuara të trupit të saj ishin gjetur në det.

Ngjarja daton prej 21 gushtit të vitit të kaluar, por vetëm këtë të mërkurë, shpikësi danez Peter Madsen është dënuar me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirie me kusht, për vrasjen e gazetares suedeze, Kim Wall, në nëndetësen e tij.

Prokurorët thanë gjatë gjykimit në një gjykatë të Kopenhagenit se Madsen kishte planifikuar ta vriste gazetaren 30-vjeçare, ose duke e mbytur, ose duke i prerë fytin.

Wall po studionte një histori mbi shpikjen e Madsenit, e u pa për herë të fundit mbrëmjen e 10 gushtit, kur u largua së bashku me të në nëndetësen 40-tonëshe “UC3 Nautilus”.

I dashuri i saj ngriti alarmin ditën tjetër, kur pa që ajo nuk ishte kthyer në shtëpi pas këtij udhëtimi.

Madsen u shpëtua në det të hapur, pasi nëndetësja e tij u mbyt në të njëjtën ditë. Policia beson se ai e ka fundosur qëllimisht mjetin lundrues.

Trupi i gjymtuar i Wall u spikat nga çiklistë rastësorë më 21 gusht, ndërsa koka e saj, gjymtyrët dhe veshjet, që ishin vendosur në disa çanta me peshë të rëndë, nuk u zbuluan nga palombarët e forcave policore deri më 6 tetor.

Pas arrestimit të tij, rrëfimi i Madsenit mbi atë se çfarë ndodhi në bordin e nëndetëses së tij ndryshoi disa herë./top-channel

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...