Mogherini: Marrëveshja me Iranin duhet të ruhet

E mërkurë, 25 Prill 2018 15:15

​Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se marrëveshja aktuale bërthamore me Iranin po funksionon dhe se ajo "duhet të ruhet". Komentet e saj vijnë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, bënë thirrje për marrëveshje të re me Teheranin.

Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani është dakorduar të frenojë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Por, Trump ka kërcënuar se do të tërhiqet nga ajo, nëse Republika Islamike nuk heq dorë edhe nga programi me raketa balistike deri më 12 maj.

Në takim me Macronin në Shtëpinë e Bardhë, Trump e cilësoi marrëveshjen si "të çmendur", ndërsa Macron tha se dëshiron të punojë për një marrëveshje të re. Mogherini, e cila e ka mbrojtur me vendosmëri marrëveshjen, tha se ajo po funksionon dhe se është "thelbësore për sigurinë evropiane".

"Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, do të shohim në të ardhmen. Por, tani ekziston një marrëveshje, po funksionon dhe ajo duhet të ruhet", tha Mogherini. Marrëveshja bërthamore është nënshkruar në vitin 2015 nga Irani, SHBA-ja, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...