Skandali i vjedhjes së të dhënave të përdoruesve rrit fitimet e Facebook

E Enjte, 26 Prill 2018 10:32

Pavarësisht skandalit të madh të të dhënave që përfshiu Facebook-un dhe që çuan Mark Zuckerbergun të japë llogari në Kongres, fitimet e kësaj platforme janë rritur ndjeshëm.

Publikimet e shitjeve të tre muajve të parë të vitit, treguan se fitimet janë rritur me thuasje 50% nga një vit më parë. Facebook tha se të ardhurat u rritën në 11,9 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit në krahasim me 8 miliardë në të njëjtën periudhë një vit më parë. Nisur nga kjo Zuckerberg shfrytëzoi rastin dhe tha se, Facebook-u e ka nisur shumë fort vitin 2018 pavarësisht sfidave të rëndësishme. Ai gjithashtu shtoi se kompania po rishikon me shumë kujdes përgjegjësitë e saj.

Facebook tha se të ardhurat nga reklamat u rritën në 11,7 miliardë dollarë tremujorin e fundit në krahasim me 7,8 miliardë në 2017. Edhe fitimet e tremujorit të parë u rritën duke arritur në 4,9 miliardë dollarë krahasuar me 3 miliardë të vitit të shkuar.

Rritja e fitimeve të Facebook-ut ndodhi pikërisht kur kompania u përfshi në një skandal kolosal të keqpërdorimit dhe vjedhjes së të dhënave të përdoruesve. Facebook pranoi se të dhënat e 87 milionë përdoruesve ishin ndarë gabimisht me firmën Cambridge Analitika dhe se kompania nuk kishte bërë asgjë për të kontrolluar apo monitoruar veprimet e saj.

Megjithatë, duket se skandali nuk ka trembur përdoruesit e Facebook-ut, pasi numri mesatar i atyre që ishin aktivë përditë në Facebook gjatë marsit u rrit me 13% (2,2 miliardë), ndërsa numri i stafit të kompanisë u rrit me 48% (27 742).

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 10:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...