×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Takimi historik mes udhëheqësve të dy Koreve

E Enjte, 26 Prill 2018 10:47

Ditën e premte, Kim Jong-un udhëheqësi i Koresë së Veriut, do të pritet nga homologu i tij jugor, Moon Jae-in. Takimi është cilësuar si historik pasi mund të sjellë paqen në gadishullin Korean, të ndarë prej më shumë se 6 dekadash.

Zona e çmilitarizuar që ndan dy vendet fqinje do të jetë vendi ku krerët e të dy shteteve, ish-armike të mëdha, do të shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin.

Rezultati i takimit të shumë trumpetuar do të jetë hedhja e themeleve të atij që konsiderohet si samiti më i rëndësishëm diplomatik i një gjenerate të tërë: përballja e udhëheqësit komunist me presidentin amerikan, Donald Trump, në maj apo në qershor.

Kim Jong-un pritet të kalojë vijën e zonës së çmilitarizuar të premten, në 9:30 me orën lokale, moment ky që do të ndiqet sipas të gjitha gjasave nga miliona njerëz në mbarë botën.

Aty do ta presë Moon dhe së bashku do të bëjnë një ecje të shkurtër deri tek e ashtuquajtura “Shtëpia e Paqes”, qendra e konferencave në fshatin kufitar Panmunjon.

Ka fjalë, sipas të cilave Kim do të shoqërohet nga e shoqja, Ri Sol-ju, e cila udhëtoi me të edhe në Pekin muajin e kaluar, rrugëtimi i parë jashtë kufijve i udhëheqësit koreano-verior që prej marrjes së pushtetit në vitin 2011.

Koreja e Jugut nuk është kursyer për samitin e organizuar me shumë kujdes, e vetëm dhomës ku krerët do të ulen së bashku i është bërë një ripërtëritje totale, duke e mbushur me elemente simbolike.

Pas një pushimi për drekë, Kim dhe Moon do të mbjellin një pemë pishe duke përdorur dhè nga mali Halla në Korenë e Jugut dhe mali Baekdu në veri. Pikën kulmore, dita do ta arrijë me një banket të pasur, menyja e të cilit do të jetë e mbushur me specialitete të të dyja vendeve.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 10:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...