Suksesi/ SHBA realizon hedhjen e raketës interkontinentale

E Enjte, 26 Prill 2018 17:09

Një video e publikuar nga Forcat Ajrore amerikane tregon se është realizuar me sukses hedhja e raketës interkontinentale. Raketa balistike interkontinentale, Minuteman III (ICBM) ëshët nisur në Kaliforni. Testi ishte i pari i këtij viti dhe synonte të kontrollonte gatishmërinë, efektivitetin dhe saktësinë e sistemit. Nisja e raketave pa municione brenda u zhvillua në bazën ajrore të Vandenberg në orën 5:26 të së mërkurës dhe ishte e suksesshme, sipas një deklarate nga Komanda e Përgjithshme e Luftës Ajrore.

Videoja që shfaq shpërthimin dhe fluturimin u botua në kanalin zyrtar të Youtube. Komanda e Forcave Ajrore tha për AFP, se raketa arriti me sukses objektivin e synuar. Ishte testi i parë i këtij lloji që u zhvillua këtë vit, pasi një nisje e planifikuar për në shkurt u shty. Raketat "Minuteman" testohen rregullisht nga Vandenberg, i cili ndodhet në bregun e Paqësorit në Santa Barbara County. Testi vjen përpara një takimi të planifikuar midis Presidentit të SHBA Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, i cili nisi një sërë testesh raketore dhe bërthamore vitin e kaluar.

Prodhuar nga Boeing, Minuteman III i LGM-30G është i vetmi ICBM me bazë në tokë në shërbim në SHBA. Sistemi "Minuteman", i cili së pari hyri në shërbim në vitin 1962, është pjesë e të ashtuquajturit treshe bërthamore amerikane, ku dy pjesët e tjera janë raketa balistike (SLBM) e lëshuar nga nëndetëse Trident dhe armë bërthamore të bartura nga bombarduesit strategjikë me rreze të gjatë.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 17:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...