Investigimi/ Njëri nga 6 turqit është deportuar gabimisht

Premte, 27 Prill 2018 08:41

Në skandalin me dëbimin e gjashtë shtetasve turq, shteti i Kosovës përveçse ka shkelur ligjet e veta dhe të drejtat e njeriut të personave që ia dorëzoi Shërbimit Sekret Turk, ka bërë edhe një ngatërresë të tmerrshme: bazuar në dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga “Koha Ditore”, njëri prej gjashtë turqve është arrestuar dhe deportuar gabimisht, shkruan sot Koha Ditore.

Policia me urdhër të AKI-së ka kërkuar të arrestojë shtetasin turk Hasan Hüseyin Demir, por në vend të tij ka arrestuar shtetasin tjetër turk, Hasan Hüseyin Günakan.

“A jeni ju Hasan Hüseyin Demir?”, e ka pyetur zyrtari i Policisë së Kosovës profesorin e kimisë të shkollës “Gylistan”. “Jo nuk jam unë ky person”, ia ka kthyer ai. “Unë jam Hasan Hüseyin Günakan”.

Polici largohet dhe flet me dy pjesëtarët e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, të cilët rrinë jashtë ndërtesës së Aeroportit të Prishtinës. “Çka të bëj, ky po thotë që nuk është ai që është në listë?”. Zyrtarët e AKI-së flasin me dikë në telefon, supozohet që me eprorin. “Po, po, ky është, dërgojeni!” i thonë zyrtarit policor. Investigimi i plotë rreth kësaj çështjeje është publikuar sot nga gazeta kosovare Koha Ditore.

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 09:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...