Regjimi i Erdogan dënon edhe 13 gazetarë të tjerë turq

Premte, 27 Prill 2018 11:18

Një ditë pasi Presidenti Erdogan  premtoi “më shumë demokraci” dhe  “zbatim më të fortë të ligjit”, regjimi i tij po vazhdon të dënojë gazetarët. Gjykata turke ka dënuar dje 13 gazetarë turq të akuzuar për terrorizëm. Gazetarët punonin për gazetën opozitare Cumhuriyet, dhe u arrestuan gjatë grushtit të shtetit më 2016. Krimi i tyre është se raportimi i ndershme dhe i pavarur është një kërcënim për regjimin e Erdoganit.

Ndër të dënuarit ishin Akin Atalay, drejtor i gazetës, i cili u dënua me 7 vjet burg. Kryeredaktori Murat Sabuncu dhe ilustruesi musa Kart ishin ndër të dënuarit me burg. Stafi i gazetës Cumhuriet u akzua nga Presidenti Erdogan për përfshirje në grushtin e shtetit me grupet rebele si Partia e Punëtorëve Kurdistan dhe me Partinë Revolucionare të Çlirimtarë të Njerëzve. Gjithashtu ato u akuzuan edhe për lidhje me Fetulla Gylen.

Sipas BBC,  gazeta ditën e gjyqit u hap me shkrimin “Mjaft me këtë mizori”, ndërsa pas gjyqit në faqen online të gazetës u shkruajt “ Ju do të turpëroheni përpara historisë.”

Nina Ognianova pjesë e Komitetit për Mbrojtjen e gazetarëve deklaroi se “të përziesh gazetarët me terrorizmin është një përpjekje e qartë e autoriteteve turke për të mbyllur shtypin e lirë. Ne kërkojmë që të gjitha këto vendime të anulohen në gjykatën e Apelit.” Turqia aktualisht është vendi me numrin më të lartë të gazetarëve të dënuar. BBC

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...