×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

‘Ajo është një grua e jashtëzakonshme’, konsiderata e Trump për Merkel

Saturday, 28 Prill 2018 13:41

Urime, puthje, shtrëngim duarsh. Trump megjithë diferencat në qëndrime me kancelaren Merkel, u tregua mjaft i përzemërt në Shtëpinë e Bardhë. Temat e bisedimeve nuk ishin të lehta.

“Ajo është një grua e jashtëzakonshme“,- tha Trump dhe është nder ta kesh atë në Shtëpinë e Bardhë.

Pas një takimi mjaft të përzemërt para gazetarëve, ku Merkel e falënderoi presidentin amerikan për urimet për krijimin e qeverisë dhe mikpritjen, Trump dhe Merkel u tërhoqën për bisedime kokë më kokë. Vizita e Merkelit u konsiderua më parë si një vizitë e vështirë.

Në axhendë qëndrojnë tema që kanë cënuar harmoninë e dikurshme të marrëdhënieve transatlantike. Politika tregtare dhe qëndrimet unilaterale të Trumpit, kërcënimi i doganave ndëshkuese për aluminin dhe çelikun.

Marrëveshja atomike me Iranin, që ende qëndron me pikëpyetje nëse Trump do ta zgjasë më 12 maj. Megjithë miqësinë gjermano-amerikane temat përmbajnë mjaft lëndë shpërthyese për të dëmtuar këto marrëdhënie.

Për Merkelin kjo vizitë është e rëndësishme, sepse së fundmi ishin shfaqur mjaft dyshime për marrëdhënien mes Gjermanisë dhe SHBA-së. Në Gjermani ndiqet me shqetësim qëndrimi i Trumpit që duket se sheh politikën botërore si një marrëdhënie “të gjithë kundër të gjithëve” ku ka humbës ose fitues./DW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...