Gjermania dhe Franca kanë vendosur te ndërtojnë një avion të përbashkët luftarak

Diel, 29 Prill 2018 13:55

 

Gjermania dhe Franca kanë vendosur zhvillimin e një avioni të përbashkët luftarak, i cili do të zëvendësojë avionët Eurofighter dhe Rafale-Jet. Me këtë projekt ata duan t'u tregojnë vendin konkurrentëve amerikanë

Vërtet që ajo që ekziston deri tani është vetëm një deklaratë qëllimi për projektin, por pjesëmarrësit e bënë të qartë se kanë para vetes diçka të madhe. Në Ekspozitën Ndërkombëtare të Aviacionit, ILA ata nënshkruan si hap të parë një dokument, i cili përcakton detyrat bazë të avionit të ri.

"Ne dëshirojmë një Evropë të lirë, demokratike, stabile, një Evropë të fortë, e cila të jetë në gjendje t'i mbrojë njerëzit dhe vlerat e saj", shpjegoi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. "Në një botë që po bëhet më e pasigurtë prandaj është e rëndësishme edhe që ne të ndërmarrim së bashku hapa parandalues."

Strategji evropiane/Homologia e saj franceze, Florence Parly e mbështeti: "Në të kaluarën është folur shumë për strategjinë vetjake të Evropës dhe me këtë marrëveshje ne i japim një fytyrë kësaj strategjie". Forca shtytëse në zhvillimin e avionit të ri do të jetë Franca, siç bëri të ditur von der Leyen. Gjermania do të ketë rol drejtues në zhvillimin e sistemeve të reja tokësore. Vitin e kaluar të dyja vendet ranë në parim dakord për një sërë projektesh armatimi, në të cilat duan të bashkëpunojnë. Njëri prej tyre është zhvillimi i një tanku të përbashkët të ri luftarak. Avioni luftarak është për nga përmasat projekti më i madh. Në dekadat e ardhshme, shpenzimet për të pritet të kapin shuma miliardëshe. Avionin do ta zhvillojnë dhe ndërtojnë Dassault dhe Airbus.

Ruajtje e pavarësisë strategjike/Veç kësaj, Gjermania dhe Franca duan të zhvillojnë edhe së bashku një avion pa pilot, një drone, si dhe një anije zbulimi. Tregu në kontinent është tepër i vogël që të ekzistojnë paralelisht dy ose tri sisteme të ndryshme, argumentojnë ekspertët. Mbështetësit e projekteve madje e konsiderojnë të nevojshme që Evropa të mbetet e pavarur nga ana strategjike dhe që të jetë në gjendje që të prodhojë vetë sisteme qendrore armësh. Sipas të dhënave nga qarqe të ushtrisë gjermane, Bundeswehr, avioni luftarak duhet të jetë në gjendje që të dërgohet i veçuar në mision, por edhe që të drejtojë një njësi të tërë armatimi, ku të bëjnë pjesë për shembull drona. E hapur është ende nëse avioni do të përdoret për misione pa pilot apo me pilot. Funksionimi i tij do të nisë me aftësi të kufizuara prej vitit 2040.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...