Presidenti Nigerian Muhammadu Buhari do të takohet sot në Uashington me Presidentin Trump

Hënë, 30 Prill 2018 08:47

Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë kërcënimin e terrorizmit dhe rritjen ekonomike të vendit më të populluar të Afrikës me afro 200 milionë banorë.
Nigeria përballet me kryengritjen nëntë vjeçare të grupit ekstremist, Boko Haram i cili synon të krijojë një shtet islamik. Dhjetëra mijëra vetë janë vrarë, qindra vajza janë rrëmbyer në shkolla, ndërkohë që Boko Harami ka vazhduar të shtrihet në vendet fqinje duke u shndërruar në kërcënim për rajonin e Afrikës Perëndimore gjatë viteve të fundit.
Vitin e kaluar, administrata e Presidentit Trump miratoi shitjen e ndihmave ushtarake, si avionë sulmues të teknologjisë së lartë dhe pajisje të tjera me vlerë 600 milionë dollarë, për të ndihmuar ushtrinë nigeriane në operacionet e tyre kundër Boko Haramit dhe terroristëve të ISIS, si dhe për të luftuar trafikun e drogës, armëve dhe trafikun me njerëz.
Pritet që presidenti Buhari të kërkojë nga Amerika mbështetje më të madhe ushtarake për të përmbushur premtimet e tij për zhdukjen e Boko Haramit. Zoti Buhari ka në plan të konkurrojë për një mandat tjetër në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. VOA

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 08:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...