Plan gjermano-francez për reformën e eurozonës

Hënë, 30 Prill 2018 08:53

Ministri gjerman i Financave thotë se është optimist për udhërrëfyesin për reformimin e eurozonës. Franca mendon se pas Brexitit ky reformim është bërë i nevojshëm.

Ministrat e Financave të Gjermanisë dhe të Francës u zotuan për të përgatitur në kohë për samitin e BE-së të planifikuar për në qershor një plan udhërrëfyes për reformën e eurozonës. Ministri i Financave i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha: "Ne jemi optimistë që do të jemi të suksesshëm".

Njoftimi i përbashkët i ministrave konsiderohet si një arritje e madhe pas rezistencës gjermane ndaj ideve të mëhershme të Presidentit francez Emmanuel Macron për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar në vendet ku përdoret monedha e përbashkët euro.
Dëshirat e Macronit
Macroni dëshironte të krijonte pozicionin e ministrit të Financave të eurozonës dhe të mundësonte marrjen e huave të përbashkëta nga shtetet anëtare. Por më vonë ai hoqi dorë nga këto ide në favor të thellimit të unionit bankar të BE-së.
Rezistenca gjermane
Premtimi për reformimin e eurozonës që përbëhet prej 19 vendesh anëtare u shpall pavarësisht rezistencës së mëparshme nga Berlini lidhur me propozimin e Macron për bashkimin e burimeve financiare. Shumë anëtarë të parlamentit gjerman besojnë se duket sikur Gjermania do të ofrojë më shumë burime financiare për fqinjët më të varfër - si Italia dhe Greqia - sesa do të marrë nga një fond kolektiv. Berlini ka theksuar gjithashtu se një fond i tillë duhet të lidhet dhe kushtëzohet nga reforma ekonomike.
"Është absolutisht e rëndësishme që Franca dhe Gjermania të bien dakord për çështjet", tha Scholz. Homologu i tij francez, Bruno Le Maire, tha: "Ne besojmë fuqishëm se ne duhet të jemi në gjendje të gjejmë një kompromis midis Francës dhe Gjermanisë për takimin e ardhshëm të qershorit". Nënkryetari i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis tha: "Ne duhet të tërhiqemi përtej pozioneve të ngulitura tashmë dhe të gjejmë kompromise"
Ç'do të ndodhë më tej?
Ka shpresa që në plan afatgjatë në mbarë BE-në do të zbatohet një skemë sigurim për depozitat bankare, megjithatë kancelarja gjermane Angela Merkel tha se përpara se të ndërmarren hapa të mëtejshme drejt një sigurimi kolektiv duhet të reduktohet rreziku në sektorin bankar. Merkel është zotuar që ta paraqesë propozimin e përbashkët për një plan reformash së bashku me Francën përpara samitit që do të zhvillohet në Bruksel më 28 qershor. DW

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 08:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...