Pompeo: Palestinezët të kthehen në dialogun politik

Hënë, 30 Prill 2018 18:39

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se çdo ndihmë e nevojshme për arritjen e paqes izraelito-palestineze është një "përparësi e jashtëzakonshme" për Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që u bëri thirrje palestinezëve "të kthehen në këtë dialog politik". Mike Pompeo i bëri komentet sot në Jordani, ndalesë që ishte pjesë e turneut të tij të parë jashtë vendit si sekretar i shtetit. Ai u takua me homologun jordanez Ayman Safadi në kryeqytetin, Amman.

Ata zhvilluan bisedime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mbi çështje rajonale, pastaj mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi. Ministri i Jashtëm Safadi u tha gazetarëve se ai beson që "zgjidhja me dy shtete" mbetet rruga e vetme për paqen në Lindjen e Mesme, gjë që do të lejonte krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin lindor. Zoti Pompeo tha se administrata e Presidentit Trump është dakord me këtë ide.

"Kur presidenti njoftoi se Shtetet e Bashkuara do ta njohin Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, ai njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë qëndrim mbi kufijtë dhe se do të mbështesin një zgjidhje me dy shtete nëse palët bien dakord. Kufijtë konkretë të sovranitetit të Izraelit dhe të Jerusalemit mbeten objekt i negociatave mes palëve", tha zoti Pompeo. Zoti Safadi e quajti zgjidhjen e konfliktit të vjetër një kyç për "paqen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse" në rajon. Ai tha se për Jordaninë një zgjidhje me dy shtete është e vetmja rrugë ku mund të ecet përpara.

Vizita e zotit Pompeo vjen pas një muaji protestash palestineze në Gaza, të cilat janë shndërruar në dhunë me forcat izraelite. Rreth 40 palestinezë kanë mbetur të vrarë. Palestinezët akuzojnë Izraelin për përdorimin e forcës së tepruar, ndërsa Izraeli thotë se po mbron kufijtë e vet dhe se në shënjestër të tij janë vetëm ata që nxisin dhunën. Para Jordanisë, zoti Pompeo vizitoi Arabinë Saudite dhe Izraelin. /VOA/

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 18:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...