Bilanci i aksidentit tragjik në Alpet e Zvicrës: 4 të vdekur dhe 5 në gjendje të rëndë

Hënë, 30 Prill 2018 22:03

Katër alpinistë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë në gjendje të rëndë, pas një aksidenti në Alpet e Zvicrës.  Gjithçka për shkak të motit të keq dhe një stuhie të furishme, çka bëri që të izolohen në 3200 metër lartësi. Viktimat bënin pjesë në dy grupe prej 14 turistësh me kombësi italiane, gjermane dhe franceze. 

Alpinistët ndodheshin në Haute Route Chamonix-Zermatt, kur befas nisi stuhia, e cila nuk i lejoi që të shkonin drejt në destinacionin ku dhe do të kalonin natën.

Operacioni i kërkim-shpëtimit nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u angazhuan shtatë helikopterë. Vetëm pas mesditës së sotme të gjithë alpinistët mbërritën në spitalet e Canton Vallese, Bernë dhe Losane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...