Zyrtari më i lartë i Vatikanit para gjygjit për abuzim seksual

Tuesday, 01 May 2018 09:16

Katoliku më i lartë në Australi dhe një nga zyrtarët më të fuqishëm në Vatikan, George Pell, do të dalë para gjyqit nën akuzat historike për agresion seksual. Ndërkohë kardinali Pell, është vetëdeklaruar i pafajshëm pasi ka mohuar të ketë kryer ndonjë agresion.

Një gjykatës australian vendosi të martën se kishte prova të mjaftueshme që rasti të çohej para gjykatës për disa akuza, por jo për disa të tjera.

Shefi i financave të Vatikanit që konsiderohet zyrtari i tretë më i lartë, u pezullua nga detyra vitin e kaluar për t’u përballur me akuzat në vendin e tij.

Në qershor, policia në shtetin e Viktorias, e akuzoi klerikun e lartë me atë që ata e cilësuan një akuzë historike, që përfshin disa ankesa. Më shumë se 30 dëshmitarë folën gjatë seancave paraprake të gjykatës që zgjatën katër javë. Shumë prej seancave ishin të mbyllura për publikun, çka është një praktikë standarde në Viktoria për rastet e krimeve seksuale.

76-vjeçari pritet të dalë para një gjykatësi dhe një jurie prej 12 personash në gjykatën e shtetit të Viktorias. Gjykata do të mbajë një seancë administrative të mërkurën, por gjyqi nuk pritet të fillojë deri pas disa muajsh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...