Brazil/ Kulla 26-katëshe përfshihet nga flakët dhe shembet

Tuesday, 01 May 2018 16:38

Një ndërtesë 26-katëshe është shembur pasi u përfshi nga zjarr në qytetin më të madh të Brazilit, Sao Paolo, duke lënë të vdekur një person. Zjarri filloi në 1:20 me orën lokale (04:20 GMT) me flakët që përhapeshin me shpejtësi dhe pas 90 minutash, ndërtesa u shemb, njofton BBC.

Më shumë se 150 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët që u shkaktuan nga një shpërthim gazi. Zjarrfikësit janë të shqetësuar se shumë persona mund të kenë qenë bllokuar brenda.

Dëshmitarët thanë se flakët u përhapën shpejt nga katet më të ulëta. Rreth 50 familje ishin futur në këtë ndërtesë në zonën e Largo do Paissandu të qytetit pasi forcat e Policisë federale që e kishin përdorur, e kishin liruar para disa vjetësh.

"U duk si cunami kur ndërtesa u shemb”, tha një grua 58 vjeçe që jetonte në katin e katërt. Nuk mund të merrja asgjë me vete.”

Deise Silva, 31 vjeçe, tha se ajo ishte ën gjumë brenda në dhomë kur një një nga pesë fëmijët e saj e zgjoi me ulërima.

“Kur njerëzit më thanë se kishte rënë zjarr, zgjova fëmijët dhe vrapova,” tha ajo. Një hotel në afërsi u evakua./SYRI.NET

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...