Bagdad/ SHBA mbyll bazën e saj kryesore

Tuesday, 01 May 2018 17:10

Baza kryesore e forcave të operacioneve tokësore të cilat udhëhiqen nga SHBA'të në Bagdad të Irakut është shpërbërë.

Përmes një deklarate me shkrim Task Forca e Përbashkët e Kombinuar - Operacioni Vendosmëria e Natyrshme, thekson se sot me një ceremoni zyrtare në Bagdad kanë përfunduar aktivitetet e bazës duke bërë të ditur përfundimin e operacioneve kryesore luftarake kundër DEASH-it në Irak, transmeton Anadolu Agency.

Gjithashtu në deklaratë njoftohet se operacioni tokësor i forcës së kombinuar ka ofruar mbështetje në operacionet tokësore të ndërmarrë nga forcat e sigurisë irakiane për shpëtimin e rreth 4.5 milionë irakianëve të cilët ndodheshin nën kontrollin brutal të DEASH’it.

Gjenerali Walter Piatt, nga Task Forca e Përbashkët e Kombinuar - Operacioni Vendosmëria e Natyrshme, në një fjalim në ceremoninë e mbajtur për shpërbërjen e bazës ka shprehur falënderimet ndaj kësaj force të përbashkët e cila ka mundësuar ofrimin e një mbështetjeje për Qeverinë e Irakut në kuadër të këtij operacioni.

Ndërsa komandanti i operacioneve të përbashkëta të Irakut, major-gjeneral Jahja Resul ka vënë në dukje se është i admirueshëm fakti që të gjitha vendet në forcat e koalicionit të përbashkët kundër DEASH’it kanë ekspozuar eksperiencën, përkushtimin dhe arritjet e tyre të mëdha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...