Mund të përdorësh vetëm biçikletën, kjo është rruga më e ngushtë në botë

Tuesday, 01 May 2018 17:19

Ajo është e vendosur në mes të shtëpive më të vjetra se nëntë dekada në lagjen "Kesare" në Bagdad. Popullata lokale e quan rrugë "derbune", që do të thotë "rrugë e ngushtë".

Rruga është 70 metra e gjatë dhe bri saj ka 8 shtëpi. Shtëpitë janë të vjetra, të lënë pas dore dhe të vogla, duke e bërë jetën më të vështirë për njerëzit që jetojnë në to.

Asnjë makinë nuk mund të hyjë në rrugë, dhe banorët përdorin mjete tejet të vogla si biçikleta për të kryer transportin e produkteve të tyre ushqimore. Por, kjo nuk mjafton.

Një nga pronarët e shtëpisë në "Rrugën më të ngushtë", Yasir Mutassar tha se ata nuk janë në gjendje të blejnë mobilje për shtëpitë e tyre.

"Bleva një makinë larëse (lavatriçe), por nuk arrita ta çoja në shtëpinë time, kam pritur për orë të tëra në rrugë, pas së cilës ia kam shitur dikujt tjetër", tha Mutassar.

Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto vështirësi, ai ka jetuar në këtë rrugë për 35 vjet. Edhe Abu Abdullah jeton në këtë lagje. Sipas tij, edhe xhenazet nuk mund të kalojnë.

Në këtë rrugë, shtoi ai, për vite me radhë, arabët sunitë dhe shiitë jetojnë së bashku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...