Trump: Pyetjet e Muellerit janë të turpshme

Tuesday, 01 May 2018 17:46

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se "është e turpshme" që lista e pyetjeve, që këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, dëshiron t'ia shtrojë atij.

Gazeta New York Times publikoi të hënën vonë dhjetëra pyetje që u janë dhënë avokatëve të Trumpit. Pyetjet, mes tjerash, kanë të bëjnë me motivet e Trumpit për të shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey, në maj të vitit të kaluar, dhe me kontaktet e fushatës së Trumpit me zyrtarët rusë.

"Është e turpshme që pyetjet në lidhje me 'gjuetinë e shtrigave për Rusinë' kanë rrjedhur në media", tha Trump përmes një postimi në Twitter.

Trump po ashtu përsëriti se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë midis fushatës së tij dhe Rusisë.

Mueller ka ngritur disa akuza kundër ish-kryetarit të fushatës së Trumpit, Paul Manafort, por asnjëra prej tyre nuk lidhet me ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA.

Manafort po ashtu ka mohuar se ka pasur të bëjë me përpjekje të tilla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...