×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

5 Maji dita e lindjes së Karl Marksit, vepra e tij u kthye në simbol të diktaturave komuniste

Saturday, 05 May 2018 20:27

Kersten Knipp

Karl Marks lindi më 5 Maj 1818 në Trier, një qytet i vogël gjerman pranë Moselit. Që në vitet e rinisë, Marks luftoi për idetë liberale të kohës së tij. Për këtë arsye atij i duhej të shkonte në ekzil, fillimisht në Paris, pastaj në Londër. Në Angli ai ishte mjaft i interesuar për kushtet e punës së punëtorëve, që atëherë në fillesën e kapitalizmit shtypeshin e punonin në kushte të vështira.
Rreziku i dogmës
I ndikuar nga kjo eksperiencë, ai hartoi në vitin 1847 „Manifestin komunist”, në të cilin bashkë me shokun e idealit, Friedrich Engels, kërkonte shanse të barabarta për të gjithë. Me këtë manifest shënohet edhe lindja e komunizimit si ideologji. Sipas studiuesit të shkencave politike, Richard Löëenthal, komunizimi ishte më shumë se një analizë shoqërore, ai ishte në sytë e përkrahësve të tij gati si një fe. „Ndikimi historik i Marksit bazohej në lidhjen e veçantë të njohurive të reja shkencore dhe vizionit entuziast utopik që i frymëzoi pionierët e lëvizjes punëtore në një lloj feje të kësaj bote. E një ideologji që përmbush funksionin e fesë rrezikohet gjithmonë që të ngrijë në një dogmë në mendjet e besimtarëve dhe priftërinjve të saj.”
Më vonë Marks shkroi librin e tij të famshëm, „Kapitali”, që botohet në vitin 1867 e që u kthye në bazën teorike të ideologjisë komuniste. Marks analizon se puna e shumicës shërben për fitimet e mëdha një pakice. Ishte kjo vepër, së cilës sundimtarët komunistë të mëvonshëm i referoheshin gjithmonë. Lenini, Stalini, apo Mao Ce Duni. Në emër të Karl Marksit ata ngritën diktaturat komuniste, shumë vite pas vdekjes së Karl Marksit, filozofi nga Trier nuk arriti të përjetojë se çfarë pasojash pati vepra e tij.

Njollosja e Karl Marksit
Komunizmi si realitet e njollosi emrin e Marksit. E vetëm tani, 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit, ai po fillon të kuptohet më ndryshe. Sociologu nga Universiteti i Trierit, Martin Endreß thotë se „historiani Eric Hobsbaëm e ka quajtur „epokën e ekstremeve” shekullin e 20-të, një epokë që vetëm pas vitit 1989 e dha mundësinë për të vështruar disi më ndryshe Marksin.” Endreß thotë se nuk mund të injorohet funksionalizimi politik i analizave të Marksit. „Por të paktën po bëhet e mundur të mënjanohet para-dënimi njëdimensional i veprës së Marksit. Për të kuptuar se çfarë bën me veprën e Marksit marksizmi, leninizmi, stalinizmi apo totalitarizma të tjerë si maoizmi.”
Marksi nuk ishte vetëm një teoricien i madh, por edhe një shkrimtar i shkëlqyer. Deri më sot „Manifesti komunist” të habit me elegancën gjuhësore të tij. Teoria dhe arti i fjalës e bën Marksin një autor klasik të studiuar në të gjitha universitetet gjermane. Filozofi i njohur gjerman Ernst Bloch e kujton kështu kohën e universitetit. „Në vitet 1920-1925 në Heidelberg e universitete të tjera gjermane ishte si test inteligjence për një student gjerman të ishte marksist. Dhe një student që donte të merrej seriozisht duhej të njihte Marksin.”

Marksi aktual
Analizat shoqërore të Marksit janë aktuale deri më sot. Me to mund të kuptosh e përshkruash padrejtësinë e shfrytëzimin, jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën. Sociologu Martin Endreß përmend një shembull konkret. „Punën e fëmijëve, që Marksi e kritikonte ashpër dhe që angazhohej për ndalimin e saj e kemi sot në koncernet e tekstilit që veprojnë globalisht në Azi apo Azinë Juglindore. Aty shohim një zhvendosje të asaj që Marks analizoi për perëndimin. Fillimisht kemi zhvendosje të prodhimit për shkak të krahut të lirë të punës. Pastaj zhvillohen, si në Kinë, reparte prodhimi të mira, që sjellin një nivel më të lartë rroge. Prodhimi vazhdon të shtegtojë në vende të tjera më të varfra, Kjo do të thotë që vëzhgojmë një koncept të Marksit edhe sot, rritjen relative të standartit të jetesës duke ruajtur në të njëjtën kohë shfrytëzimin.
Në vitin 1883 Karl Marks ndërroi jetë në Londër. Një filozof plot kundërshti, një njeri që kishte shumë ide teorike, por që praktikën nuk e mori shumë seriozisht. Në këtë 200-vjetor të lindjes, Karl Marks po përkujtohet më miqësisht në Gjermani. Po fillohet të kuptohet, se ai nuk është përgjegjës për gjithçka u krye në emër të veprës së tij.

 
Modifikuar më Diel, 06 May 2018 16:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...