Përmbytje e frikshme në Ankara, 6 të lënduar

Diel, 06 May 2018 16:29

Ankaraja po përballet me një situatë të rënduar të reshjeve, ku rrugët janë kthyer në lumenj.

Kryeqyteti turk u godit ditën e sotme nga reshje të fuqishme, të cilat sipas ekspertëve nuk do të ndalen këtu, por pritet të vazhdojnë përgjatë gjithë javës, të shoqëruara nga rrufetë. Koha sipas tyre, do të hapet ndoshta vetëm nga e shtuna tjetër.

6 persona rezultojnë të jenë lënduar deri tani nga kushtet ekstreme të motit. Meterologët prisnin që reshjet e dendura të shiut pasditen e së shtunës të zgjasnin më shumë se tre orë, por e gjithë sasia e parashikuar e tij ra brenda vetëm 9 minutash, duke sjellë një situatë të vërtetë kaosi në lagjen Mamak.

Banorët e saj janë kthyer në dëshmitarë të skenave dramatike të shpëtimit të drejtuesve të automjeteve, që kishin mbetur të bllokuar në makinat e tyre. Qeveria turke po punon për të vlerësuar e mundësisht lehtësuar disi barrën e dëmeve, që besohet të kenë prekur më shumë se 160 makina e 25 biznese.

Për kryetarin e bashkisë së Ankarasë, Mustafa Tuna, kjo valë përmbytjesh është një fatkeqësi natyrore e niveleve të paregjistruara ndonjëherë më parë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...