×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Botërori 2018/ ISIS kërcënon, Moska thërret në ndihmë kozakët

Hënë, 07 May 2018 13:07

Luftëtarët “Cossack” me qëndrime pro Kremlinit, pikërisht ata që përdorën shkopa gome ndaj protestuesve në mitingun opozitar në Moskë gjatë fundjavës, pritet të patrullojnë rrugët në kryeqytetin rus gjatë zhvillimit të Kupës së Botës.

Kozakët, që zakonisht mbajnë kapela leshi, bashkuan forcat me policinë dhe forcat e sigurisë të Gardës Kombëtare për të shtypur protestën e së shtunës që u mbajt përpara betimit të Vladimir Putinit, këtë të hënë, për mandatin e katërt presidencial. 

Më shumë se 700 persona, përfshi edhe udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny, u prangosën.

Navalny u lirua mëngjesin e së dielës, por përballet me rrezikun e 30 ditëve burgim me akuzën e organizimit të një mitingu të paligjshëm. Ai është urdhëruar të dalë para gjyqit më 11 maj.

Por, protestues të shumtë u mblodhën edhe në dhjetëra qytete të tjera anembanë Rusisë, në ato që konsiderohen si demonstratat më të mëdha anti Putin prej mbi një viti.

“Do të merremi me këdo që kërkon të shqetësojë Putinin”, është cituar të ketë thënë një kozak i paidentifikuar me emër, nga faqja e internetit “Meduza”. Kozakët përdorën edhe shkopinjtë e gomës ndaj protestuesve, që ishin mbledhur në sheshin “Pushkin” të Moskës.

Disa prej tyre u identifikuan si pjesëtarë të “Central Cossack Troops” (CCT), një organizatë që ka lidhje të ngushta me forcat e sigurisë së Rusisë. Administrata e Kremlinit ka paguar rreth 190 mijë paund ndaj kësaj organizate për të trajnuar kozakët për garantimin e sigurisë publike në çfarëdolloj shfaqjeje që mund të mbahet në qytet, sipas dokumenteve të publikuara nga zyra e kryebashkiakut.

Pjesëtarët e organizatës kozake janë takuar së fundi me zyrtarë të Gardës Kombëtare për të diskutuar mbi operacionet e sigurisë gjatë Kupës së Botës, që do të fillojë më 14 qershor. Media ruse e identifikon “atamanin” (udhëheqësin) e CCT-së si Ivan Mironov, një ish-oficer i shërbimit të sigurisë së FSB-së.

Ky lajm vjen në kohën kur hijet e kërcënimeve nga Shteti Islamik rëndojnë ende mbi Botërorin e futbollit që do të nisë më 14 qershor në Rusi.

Organizata terroriste islamike ka aktivizuar edhe zyrtarisht rrjetin e saj propagandistik në prag të turneut më të rëndësishëm të futbollit në planet.

“Vritini të gjithë” është mesazhi i frikshëm që shoqëronte një poster të publikuar nga “SITE”, shoqata që monitoron aktivitetin “online” të terroristëve islamikë, me një thikë që duket se ndan në mes trofeun e Kupës së Botës.

Posteri është i fundit i një serie të gjatë kërcënimesh, që Shteti Islamik ka publikuar me kohë, edhe në lidhje me futbollin.

Në prill ishte një paralajmërim për Putinin, ku thuhej “do të paguash për vrasjen e myslimanëve”, në një postër që shfaqte një xhihadist me kallashnikov në duar. Në mars, terroristët kërcënuan Lionel Messin, të veshur me portokalli, si personat e ekzekutuar në videot e propagandës së tyre, të gjunjëzuar dhe pranë një xhihadisti të gatshëm për ta vrarë.

Në muajt në vijim do të shfaqeshin postera të tjerë me futbollistë të gjakosur. Motivi i kësaj urrejtjeje nga ana e ISIS në lidhje me Rusinë vjen nga fakti që presidenti Putin ka mbështetur regjimin sirian të Bashar al-Assad.

Modifikuar më Hënë, 07 May 2018 13:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...