Sulmi në Belgjikë/ Policia e cilëson si akt terrorist

Tuesday, 29 May 2018 17:42

Dy oficerë policie u vrarë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pasi një person hapi zjarr në qytetin Liege të Belgjikës. Incidenti ndodhi mëngjesin e së martës, në afërsi të një lokali në qendër të qytetit.

Personi i armatosur mori peng gjithashtu një pastruese të një shkolle aty pranë, para se të vritej nga policia.

Edhe pse motivet e agresorit ende nuk dihen, ngjarja po konsiderohet si akt terrorist. Burime policore, të cituara nga mediat lokale thonë se, agresori ishte dëgjuar të thërriste “Allahu Akbar” para se të sulmonte.

Një transmetues lokal belg tha se, agresori kishte dalë me leje nga burgu të hënën, e do të vijonte dënimin për një krim të lidhur me drogën. Mendohet se ai mund të jetë radikalizuar në burg.

Ai po ashtu kishte qëlluar për vdekje një 22-vjeçar që ishte ulur në vendin e pasagjerit, në një makinë të parkuar, ndërsa ecte drejt një shkolle aty afër, ku edhe mori peng për disa çaste një punonjëse sanitare.

Oficerët e policisë kishin mbërritur në vendngjarje dhe kishin ndërhyrë. Sipas prokurorëve, agresori kishte filluar të qëllonte mbi policët në përpjekje për t’u larguar, duke plagosur disa prej tyre, para se të qëllohej për vdekje.

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 18:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...