Horoskopi për ditën e sotme, 13 mars 2018

E mërkurë, 13 Mars 2019 08:20

Dashi

Është dita ideale për ata që kanë dëshirë të bëjnë punime. Në shtëpi keni me të vërtetë shumë punë për të bërë. Mjetet dhe materialet do të jenë të kushtueshme, por do t’ia vlejnë. Edhe në zyrë atmosfera është e qetë, të gjithë mendojnë për punën e tyre, pa ndërhyrë në atë të të tjerëve.

Demi

Do të keni tensione të vogla në familje. Do të ngushëlloheni duke blerë disa gjëra të vogla, jo ndonjë gjë kushedi se çfarë, por thjesht libra të vjetër dhe gjërat kulturore për t’i koleksionuar. Do të bëni shumë shpenzime ushqimore sot, duke u treguar të kujdesshëm për ato që blini.

Binjakët

Ditë për t’u mbajtur mend, ku të gjithë do të jenë kundër njëri-tjetrit: ju, partneri, fëmijët, kunetërit dhe prindërit. Dhe kështu do të ketë një mori hatërmbetjesh dhe bashkëbisedime ironike. Edhe një marrëveshje ndër aksionarë mund të prishet. Ju shkaktoni polemika, ndërsa të tjerët reagojnë keq.

Gaforrja

Planifikimi i mirë është shpirti i punës, sidomos kur ju duhet të merreni me çështje praktike. Vishuni me ngjyra portokalli për të rënë në sy, dhe bëni mirë të shmangni të kuqen, nëse jeni të lodhur, bëheni agresiv.

Luani

Mjafton të mësoni të vëzhgoni, do të zbuloni se jeta çdo ditë mund t’ju dhurojë ato gjërat e vogla të bukura, që mund të bëjnë të lumtur cilindo prej nesh. Bëni kujdes nga lodhja nervore, jeni shumë të ndjeshëm dhe përfshiheni shpejt në gjendjen emocionale të të tjerëve.

Virgjëresha

Në punë jeni të përkushtuar, por vullneti i personit që keni në krah ndërhyn për të ndryshuar gjerat, duke bërë që t’ju ndryshojë programin. Do të keni edhe zënka në çift, me grindje të lodhshme për të përcaktuar se kush do të imponojë vullnetin e vet.

Peshorja

I keni idetë e qarta, doni një raport sentimental të qëndrueshëm dhe do të angazhoheni për ta realizuar. Do të arrini rezultatin e dëshiruar. Do t’ia dilni më në fund të bëni gjënë e duhur dhe në drejtimin e duhur. Suksesi është i garantuar.

Akrepi

Nuk do të mungojnë diskutimet me të afërmit dhe për rrjedhojë, sqarimet. Duhet të tejkaloni një këndvështrim shumë personal të çështjeve familjare. Të marrësh në konsideratë të mirat e të këqijat e veprimeve tuaja është mira, por kjo nuk duhet të kthehet në pengesë.

Shigjetar

Këshillohet të përballoni çështje të pazgjidhura në fushën e dashurisë. Duhet t’i shqyrtoni gjërat nga çdo këndvështrim, pa u fshehur pas iluzioneve. Nëse një epror ju kërkon të punoni përtej kompetencave tuaja, qëndroni të qetë dhe refuzoni.

Bricjapi

Do të angazhoheni ashtu siç dini vetëm ju për të arritur rezultate të mira, duke shfrytëzuar ndjeshmërinë, delikatesën dhe aftësitë për të kuptuar të tjerat. Me Mërkurin kundra, në fushën e dashurisë ndoshta nuk do t’ia dilni të shprehni plotësisht atë që jeni duke ndjerë.

Ujori

Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat tuaj, mos hyni në lojë! Rrezikoni të krijoni ndonjë situatë të pakëndshme, për të cilën mund të pendoheni. Përpara se t’i futeni kokë e këmbë një ndërmarrjeje, do të ishte mirë të vlerësonit të mirat dhe të këqijat.

Peshqit

Pas ditësh të mbushura me angazhime, po vijnë momente më të qeta. Do të ndiheni në formë, të qetë dhe në dispozicion të personit që ju qëndron në krah. Do të keni mundësinë të kaloni në veprim, duke realizuar edhe gjëra që i konsideronit shumë të vështira. BW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...