Horoskopi për ditën e sotme, 17 prill 2019

E mërkurë, 17 Prill 2019 08:20

Dashi

Nuk është e nevojshme që të dini çdo detaj për tu përfshirë në një diskutim. Sa i përket financave, do të jetë e nevojshme që të merrni masa shtesë sa i përket një investimi.

Demi

Bëni kujdes nga njerëzit, të cilët nuk e kanë problem që të shkelin mbi çdokënd për të arritur qëllimet e tyre. Këta njerëz nuk do ta kenë problem të shkelin edhe mi ju. Në aspektin profesional do t’ju duhet të tregoni guxim me vendimet.

Binjakët

Edhe nëse po ndodhin shumë gjëra në jetën tuaj, duhet t’i jepni vetes kohë të mjaftueshme për të menduar rreth ndjenjave. Çështjet e zemrës kanë nevojë të rishikohen dhe të merrni vendime të reja.

Gaforrja

Megjithëse është gjithmonë diçka e zgjuar që të ruani reputacion për sjellje të mirë, nuk ka ligj që thotë se nuk mund të ndryshosh qëndrim herë pas here. Në aspektin profesional, mund të përballeni me shkopinj nën rrota.

Luani

Miqtë tuaj do të jenë aksesori i përsosur sot, duke ofruar një frymëmarrje dhe një dozë të kthjellët realiteti. Në punë do të përballeni me xhelozi, kjo për shkak të aftësive tuaja. Njerëz aspak pozitivë do të përhapin thashetheme të pavërteta rreth jush.

Virgjëresha

Pjesa më e mirë e ditës së sotme do të jetë fakti që më në fund do të jeni në gjendje të largoni një pengesë nga jeta juaj. Lehtësimi që do të ndjeni, do t’ju mbajë gjatë ditës plot energji dhe me ide të reja.

Peshorja

Lajme të mira mund të merrni sot sa i përket profesionit tuaj. Një promovim mund të vijë papritur, duke përmirësuar të gjithë ditën tuaj. Sot është një ditë e mirë për të nisur një raport të ri dashuror.

Akrepi

Mos harroni të vlerësoni gjërat që keni në jetën tuaj tani. “Bari” është gjithnjë më i gjelbër në anën tjetër të gardhit, por ana juaj e gardhit është shtëpia jote, mos e pranoni atë si më të mirë. Do të ketë një nxitje të fortë për të provuar diçka të re dhe emocionuese sot.

Shigjetari

Sfidat me të cilat po përballeni sot nuk do të përqendrohen rreth asaj se kush është më i zgjuari, cili është më i shpejti ose kush është më i miri. Faktori kyç në gjithçka sot është sa sa të fokusuar jeni në marrjen e asaj që dëshironi? Tregoni vullnet për të arritur gjithçka.

Bricjapi

Tregohuni shumë i kujdesshëm me paratë sot. Mund të ndodhë që për një moment mund të humbisni shuma të majme, veçanërisht nëse merreni me lojëra fati. Në dashuri gjërat kanë nevojë për më shumë nxitje.

Ujori

Ka shumë gjëra që kërkojnë vëmendjen tuaj, por aspekti profesional kërkon më shumë kujdes. Persona të caktuar mund të përpiqen t’ju pengojnë të arrini qëllimet tuaja që janë pozitive. Mos u shkurajoni, por tregoni vendosmëri.

Peshqit

Sot mund të jetë një ditë shumë e ngarkuar në punë. Kjo është një nga ato ditë ku niveli i energjisë nuk do të jetë maksimal. Në dashuri, mosmarrëveshjet do të jenë të dukshme.

Modifikuar më E mërkurë, 17 Prill 2019 08:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...