Shkarkohen 8 policë, pretenduan se minjtë kishin ngrënë gjysmë ton kanabis

Premte, 13 Prill 2018 18:41

8 oficerë policie u shkarkuan nga detyra pasi bënë përgjegjës minjtë për gjysmë ton marijuanë të zhdukur nga një magazinë.

Grupi, i cili ishte pjesë e policisë në Pilar të Argjentinës, u vunë nën hetim pas zhdukjes së drogës. Ajo kishte qenë depozituar në një magazinë për të paktën 2 vjet, kur një pjesë u zhduk.

Në total, përgjatë dy viteve në këtë magazinë policia kishte regjistruar 6,000 kilogramë marijuanë, megjithatë këtë vit u zbulua se sasia ishte reduktuar në 5,460 kilogramë.

Dyshimet ranë fillimisht mbi një ish-oficer, Javier Specia, i cili ishte dorëhequr nga radhët e bluve në 2017-n.

Sipas asaj që shkruan britanikja The Guardian, gjatë kohës që ishte larguar, ai nuk kishte firmosur inventarin e sasisë së marijuanës që ndodhej në magazinë.

Megjithatë mungesa e gjysmë toni drogë nuk u vu re deri në momentin që pjesë e trupës policore u bë oficeri Emilio Portero.

Teksa dolën para gjykatës, Specia dhe tre prej vartësve të tij thanë se droga ishte ngrënë nga minjtë.

Pretendimi i tyre u hodh poshtë nga ekspertët, të cilën thanë se “edhe nëse do të kishte qenë një tufë e madhe brejtësish, do ta kishin pasur të pamundur që të hanin aq shumë”.

Ndërsa ekspertë të Universitetit të Buenos Aires shpjeguan se minjtë nuk e ngatërrojnë drogën për ushqim.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Majmunët “pushtojnë” Japoninë

Aktualitet

Majmunët “pushtojnë” Japoninë

Një ushtri e armatosur është formuar në një fshat japonez për të ndaluar ‘pushtimin’ e zonës nga majmunët dhe vjedhjen e të mbjellave. Më shumë se 30 vullnetarë në komunitetin malor...

Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

Bota Shqiptare

Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

Policia sot rreth orës 17:00 ka filluar një operacion anti-drogë në Tetovë. Sipas informacioneve të para janë sekuestruar rreth 22 kg drogë. Operacioni është zhvilluar në bulevardin kryesor të qytetit...

Prej 10 ditësh i larguar nga banesa, Anglia në kërkim të adoleshentit shqiptar

Aktualitet

Prej 10 ditësh i larguar nga banesa, Anglia në kërkim të adoleshentit shqiptar

Ky është Daniel Gjinaj, një adoleshent shqiptar me banim në Angli për të cilin nuk dihet asgjë prej më shumë se një jave. Policia thotë se Daniel Gjinaj është zhdukur nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!