×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Penka, lopa që u arratis nga Bashkimi Europian, i shpëton thertores

Hënë, 11 June 2018 18:51

Një lopë bullgare e quajtur Penka, e cila ishte vendosur të therej pas kalimit aksidental drejt Serbisë, do të kthehet e sigurt në vendin e saj të origjinës. Njoftimi vjen nga autoritetet veterinare bullgare pas testimeve të suksesshme shëndetësore të lopës.

“Testimet laboratorike rezultuan negative për të gjitha sëmundjen e testuara. Lopa nuk do të theret dhe do t’i bashkohet tufës së saj brenda fundit të javës”, njoftoi Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore ditën e hënë.

Penka ishte larguar më 12 Maj nga tufa e saj, teksa kulloste pranë fshatit bullgar Kopilovtsi. Lopa e humbur kishte arritur deri në Serbi, kur një fermer serb e kishte identifikuar nga numri i saj i matrikullës dhe e kishte kthyer pas dy javësh tek pronari i saj, Ivan Haralampiev.

Por këtu nisën edhe problemet për Penkan. Rregullat europiane përcaktojnë qartë se kur importohen kafshë të gjalla, është e nevojshme që lopa të ketë një certifikatë veterinare që vërteton shëndetin e saj, përpara se të kthehet në BE. Në mungesë të këtij dokumenti, autoritetet bullgare kishin kërkuar që të vritej.

Pronari i saj lëshoi një apel publik për ta shpëtuar dhe historia e Penkas u vë në qendër të mediave dhe rrjeteve sociale europiane.

Mbi 25 mijë njerëz nënshkruan një peticion online për të shpëtuar Penkan, ndërsa ish anëtari i Beatles, Paul McCartney kërkoi në rrjetet sociale që lopa të shpëtohej, duke përdorur edhe hashtagun #SavePenka. Çështja madje u diskutua gjatë edhe gjatë një mbledhjeje të Komisionit Europian.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe lopa qëndroi në karantinë, larg presionit të mediave. Pronari i saj falënderoi të hënën të gjithë ata që e ndihmuan të shpëtonte lopën e tij. Fermeri modest ka ndërmend ta shpërblejë lopën e veçantë me ushqim luksoz dhe shumë përqafime.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...