×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Re diamantesh; Zbulimi i grimcave në galaktikë

Tuesday, 12 June 2018 10:30

Rrymat e mistershme të mikrovalëve që mbërrijnë nga cepi tjetër i galaktikës e kanë origjinën tek retë gjigante të grimcave të diamanteve që vërtiten rreth yjeve të porsalindur.

Për më shumë se 20 vjet, astronomët nuk kanë ditur t’u japin një shpjegim valëve të çuditshme të pikasura fillimisht përpara dy dekadash, por tani duket se kanë zgjidhur misterin pasi mësuan t’i përdorin teleskopët amerikanë e australiane për të gjurmuar unazat e pluhurit që rrethojnë yjet rreth 500 vjet dritë nga Toka.

Vëzhgimet nga Teleskopi “Green Bank” në Virxhian Perëndimore dhe ai “Compact Array” i Australisë zbuluan se mikrovalët lëshohen vetëm nga yjet që janë të rrethuar nga sasi të mëdha grimcash diamanti, të cilat rrotullohen dhjetëra miliarda herë në sekondë.

Disqet e pluhurit të diamantit janë tmerrësisht të vogla e të lehta dhe përplasen aq shpejt me njëra-tjetrën sa gjenerojnë valë të cilat përhapen më pas në Univers.

Hulumtuesit u ndërgjegjësuan për herë të parë mbi të ashtuquajturat “emetime anormale të mikrovalëve” në vitin 1996, kur sateliti i NASA-s Cobe krijoi një hartë të plotë të rrezatimit ende të dukshëm që nga Big Bang-u. Harta tregoi së në mënyrë të pashpjegueshme, disa pjesë të qiellit ishin më të shndritshme sesa të tjerat në raport me frekuencat mikrovalore. /tch/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...