Misteri i ëndrrave, ato transmetojnë emocionet dhe frikën tonë

Saturday, 14 Prill 2018 20:56
foto ilustruese foto ilustruese

Ëndrrat janë imazhe që shohim gjatë gjumit të natës dhe thuhet se transmetojnë emocionet e përjetuara gjatë ditës. Ata nuk kontrollohen nga truri ynë, por më poshtë mund të mësoni kuptimin e fshehtë që mbartin dhe interpretimin e tyre:

Kutitë (zhgënjimi, fshehtësia dhe misteri)

Të ëndërroni një kuti tregon se jeni duke u përpjekur për të zbuluar disa sekrete. Nëse kutia është bosh, kjo do të thotë se do të zhgënjeheni për diçka, ndërsa është me sende do të thotë që shumë shpejt duhet të prisni lajmë të reja ose do të zbuloni sekrete.

Rënia (shqetësimi, humbja e kontrollit dhe rreziku)

Kjo ndjenjë e pakëndshme do të thotë që po humbni kontrollin dhe se keni frikë nga dështimi.

Në publik pa rroba (Pranimi, Vlerësimi dhe Cënueshmëria)

Kjo do të thotë që ju jeni të pambrojtur dhe të prirur për të pranuar gjëra që thonë të tjerët për ju. Punoni më shumë me veten dhe vetëvlerësimin.

Ngjyra jeshile (Pasion, Dashuri)

Duke parë ngjyrën e gjelbër në ëndrrat tuaja do të thotë që jeni të lumtur dhe të kënaqur me jetën që jetoni.

Baltë (Trazira)

Kur shihni se po ecni në baltë do të thotë që jeni i shqetësuar për ndonjë gjë dhe nuk ndiheni të aftë për të dalë nga një situatë e caktuar. Mos u shqetëso dhe përpiqu të vazhdosh.

Rrugët (Thjeshtësia, Fati dhe Udhëtimi)

Duke parë rrugë në ëndrrat tuaja është një shenjë e mirë. Do të thotë që e doni udhëtimin dhe keni nevojë për të arritur qëllimet dhe dëshirat tuaja.

Fluturim (Pozitiviteti, Guximi dhe Liria)

Të fluturosh në ëndërr do të thotë se je person optimist dhe kërkon të bësh hapa të mëdha e vendime të sakta në jetë.

Uji (Paqartësi, Ambicie dhe Rrezik)

Duke parë ujin në ëndërr do të thotë se jeni të prirur për të marrë rreziqe dhe të gatshëm të përdorni çdo mundësi që ju jepet në jetë.

Flokët (Liria, Seksualiteti dhe Statusi martesor)

Flokët, si shenjë e seksualitetit dhe lirisë, në të vërtetë ju ndihmojnë të merrni një ide se si t’i shprehni ndjenjat partnerin tuaj.

Dhëmbët (Shëndeti, Plakja dhe Pamja)

Nëse shihni në ëndërr se po ju bien dhëmbët do të thotë se i trembeni plakjes. Mos u shqetësoni dhe përpiquni të merrni maksimumin e jetës.

Macet (Fuqia, Feminiteti dhe Shpirti)

Nëse shihni mace në ëndërr, kjo tregon forcën dhe feminilitetin që ju karakterizon. Me fjalë të tjera, lë të kuptohet se ju jeni të lidhur me anën shpirtërore dhe jeni mjaft të fortë.

Milingona (Nervozizëm, Mbështetje dhe Punë)

Kjo do të thotë që janë persona që mbajnë një marrëdhënie të shëndoshë me të dashurit e tyre. Ka njerëz që po përpiqen të shkaktojnë probleme në jetën tuaj duke ju bërë presion.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...