×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Drejt inaugurimit statuja më e lartë në botë, dy herë më e madhe se statuja e Lirisë! Ka muze dhe qendër argëtimi

Saturday, 27 October 2018 14:45

India po bëhet gati të zbulojë për publikun atë që do të jetë statuja më e lartë në botë. Statuja ka figurën e Sardar Vallabhbhai Patel, një lider politik dhe shoqëror që ishte pjesë e lëvizjes për pavarësi nga kolonializmi britanik në 1947. Ai është i njohur për lëvizjen paqësore dhe ka qenë zëvëndëskryeministri i parë pas Pavarësisë . Statuja 182 metra, do të zbulohet me 31 tetor. “Kjo statujë do të jetë dy herë më e madhe se statuja e Lirisë në SHBA” ka deklaruar më herët kryeministri i Indisë Narendra Modi. Statuja e Lirisë në fakt është 93 metra, sëbashku me piedestalin.

Projekti ambicioz u njoftua në vitin 2010 nga Modi kur ai ishte administrator i Gujaratit.

Kostoja e kësaj statuje llogaritet mbi 400 milion dollarë dhe komiteti organizator ka kërkuar edhe donacione publike për të realizuar fondet e nevojshme. Thirrjet arritën deri në atë pikë sa edhe fermerëve iu kërkua të dhurojnë hekur. E promovuar si një ëndërr që Modi është i angazhuar që ta realizojë në mandatin e tij të parë si kryeministër, projekti përfshin një muze, një qendër kërkimore dhe një qendër argëtimi. Një hotel me 3 yje është ndërtuar gjithashtu në një kompleks aty pranë.

Modi pritet që ta inaugurojë statujën javën e ardhshme në një ceremoni madhështore ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë partiakë dhe liderë qeveritarë.

Por kjo nuk është statuja e vetme që pritet të vendosë rekord botëror pasi një statujë tjetër po ndërtohet paralelisht afër Mumbait dhe që i dedikohet luftëtarit të famshëm Shivaji.

Kjo statujë parashikohet të arrijë lartësinë 212 metra, e kjo statujë mund të tejkalojë edhe projektin e ëndrrave të kryeministrit Modi.

 

Modifikuar më Saturday, 27 October 2018 14:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...