×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Koleksioni privat i fotove të një ushtari, që iu vodh censurës së Luftës së Parë Botërore

E Enjte, 01 November 2018 19:47

Ushtari amerikan, James Moses mori pjesë në Luftën e Parë Botërore si shofer ambulance në shërbim të ushtrisë franceze, duke shpëtuar kështu një numër të madh të plagosurish në makinën e tij tip Fort F dhe arriti t’i mbijetonte një prej konflikteve më të ashpra në histori. Por Moses ishte më shumë se thjesht një shofer në Camp de Châlons në zonat jashtë Reims. Mbërriti në fushimet e luftimeve të Francës me një kamera Kodak dhe dokumentoi me kujdes si dhe duke iu vjedhur censurës kapi skena të jetës së përditshme gjatë luftimeve. Lufta e Parë Botërore ishte hera e parë, në të cilën kamerat ishin kompakte dhe mjaft të lira në mënyrë që mund të bliheshin nga ushtarë të zakonshëm, – shpjegon nipi i Moses, Shawn Moses, profesor në gjimnaz. Ushtritë e asaj kohe (1914-1918) impononin një censurë të rreptë mbi dokumentet që dilnin mbi fushat e betejave, sidomos për ato që tregonin të vdekur, ekzekutime apo informacione të ndjeshme dhe Moses rrezikoi shumë për të ruajtur këtë fototekë të luftës. Për herë të parë ky koleksion personal ka dalë në dritë falë punës së Shawn Moses dhe Jason Jellison në “Daily Caller” duke treguar disa aspekte të papara më parë rreth jetës së përditshme përgjatë 4 viteve që shndrruan Europën në një fushë të vdekurish. / bota.al

 

t

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...