Angelina Jolie drejt Shtëpisë së Bardhë? “Dikur do qeshja, tani…”

Saturday, 29 December 2018 16:50

Një e ardhme në politikë për Angelina Jolie, ndoshta drejt Shtëpisë së Bardhë? Artistja që prej vitesh është e angazhuar në fushata sociale, gjatë një interviste për Bbc, nuk e ka përjashtuar mundësinë për të zbritur në fushë. ’Nëse do të më pyesnin 20 vite më parë do të kisha qeshur’, ka thënë pa mohuar mundësinë për të kandiduar në krahun e demokratëve.

Presidentja e parë amerikane femër mund të jetë pikërisht një artiste. Ndër të tjera një aktor mashkull ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, Ronald Regan.

Hipoteza mbetet akoma larg dhe ka edhe shumë hapa derisa të verifikohet një skenar, që për momentin mund të mbetet një fantazi politike, por ‘kurrë mos thuaj kurrë’.

Jolie, në intervistë me Bbc ka lënë më shumë se një portë të hapur për këtë vendim. ’Gjithmonë kam thënë që shkoj aty ku kanë nevojë për mua- i është përgjigjur ajo drejtuesit që e pyeste për një impenjim politik të saj-, nuk e di nëse do të jem e aftë në politikë, por di të them që unë dua të jem aty ku kane nevojë.

Duke ju referuar rolit të saj si e dërguar speciale e OKB për refugjatat dhe impenjimin i saj si aktiviste për të drejtat e njeriut, Jolie ka shpjeguar që është e aftë të punojë si në qeveri ashtu edhe në ushtri.
‘Jam në një pozicion shumë interesant dhe mendoj që jam në gjendje të bëj shumë gjëra”.

Dhe në fund, ndërhyrjes së intervistuesit, që ka thënë për prezencën e saj hipotetike në listën e 30-40 kandidatëve për në Shtëpinë e Bardhë, Angelina nuk e ka mohuar fare, thjesht e ka falënderuar bashkëbiseduesin e saj. Një bisedë që të bën të mendosh se Angelina Jolie mund të jetë kandidatja e ardhshme për Presidente në SHBA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...