VIDEO/ Mblidhen mbi 100 mijë euro për boksierin që grushtoi policët

Tuesday, 08 Janar 2019 20:55

Protesta e jelekverdhëve, edhe nga videot e fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare, nuk ka qenë aspak paqësore. Prej disa ditësh, protestuesit i vunë zjarrin rrugëve të Parisit.

Një tjetër video ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku një protestues, ka grushtuar policët në Francë. Nga pamjet shihet një ish kampion francez i boksit, i cili i ka grushtuar forcat e policisë. Boksieri ka pranuar një shumë, ku e tejkalon shifrën 100 mijë e eurove, përmes donacioneve në internet/ ky veprim e ka zemëruar qeverinë franceze.

Platforma për mbledhje të fondeve në internet, “Leetchi”, ka shërbyer për t’i mbledhur 114 mijë euro për ish boksierin Christophe Dettinger, para se faqja të mbyllet për shkak se politikanët janë shprehur të zemëruar me realizimin e këtij veprimi.

Platforma e internetit ka deklaruar se këto fonde do të përdoren vetëm për shpenzimet e gjykatave. Ish kampioni ka thënë se e ka nervozuar shumë gazi lotsjellës i policisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...