Bota shkon në dietë?! Vetëm një kafshatë mish në ditë

Premte, 18 Janar 2019 17:58

Sfidat me të cilat përballet planeti, mund të na detyrojnë që të ulim konsumin e mishit deri në një kafshatë në ditë. Në këtë përfundim ka dalë një studim shkencor, i cili ka përpiluar një dietë të përshtatshme për nevojat që do të ketë planeti deri në vitin 2050. Prioritet në këtë plan ushqimor i është dhënë perimeve dhe frutave, të cilat gjithashtu kërkojnë kujdes në konsum.
Duke parë zhvillimet negative në planet si rritja e temperaturave, ngrohja globale dhe emetimi i gazrave të dëmshëm, një grup shkencëtarësh në botë kanë zhvilluar një dietë ushqimore për të ushqyer 10 miliardë njerëz dhe pa shkaktuar dëme katastrofike mbi rruzullin tokësor.

Për personat që parapëlqejnë mishin, ky nuk është lajmi më i mirë i mundshëm, pasi me planin e ri, i cili deri më tani po diskutohet teorikisht, do t’u takojë vetëm 14 gram mish i kuq në ditë. Kjo do të thotë se është pak a shumë një kafshatë.
Dieta e hartuar i jep prioritet perimeve dhe frutave, me respektivisht 300 gram dhe 200 gramë, produkteve të baxhos me 250 gram në ditë dhe karbohidrateve me 232 gram.

Ndërkaq, mishi i kuq pritet të reduktohet ndjeshëm në 14 gram për ditë, vezët në 13 gram në ditë, peshku me 28 gram në ditë.

Ndërkaq, bishtajat përllogariten me 75 gram në ditë, ndërsa frutat e thata në 50 gram në ditë. Dieta ka vend për 31 gram sheqer dhe 50 gram yndyrna.
Ky plan ushqimor është hartuar nga 37 ekspertë në mbarë botën, të cilët kanë marrë parasysh një sërë faktorësh, ku më kryesorja është nevoja që do të ketë planeti në vitin 2050, kur popullsia e tij pritet të mbërrijë në 10 miliardë. Gjithashtu, janë vënë në dukje rëndësia e uljes së ndotjes, parandalimi i zhdukjes së disa specieve si dhe kursimi i ujit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...