Arsyeja pse në Kinë, femrat beqare mbi 30 vjeç marrin më shumë ditë pushimi, do t’ju habisë!

Saturday, 02 February 2019 22:01

Disa kompani në Kinë iu kanë dhënë punonjësve të tyre femra që janë beqare më shumë ditë leje.

Gratë beqare që janë mbi moshën 30- vjeçare kanë pasur 8 ditë pushimi shtesë për të qenë në një takim me dikë.

Përveç kësaj, ato mund ta zgjasin edhe lejen e tyre nëse zgjedhin të realizojnë një takim, sipas një raporti në Postën e mëngjesit të Kinës Jugore.

Në Kinë, që nga viti 2015, ka pasur mbi 200 milionë të rritur beqarë dhe shkalla e martesës ka rënë çdo vit nga viti 2013.

Femrat më të mëdha në moshë janë konsideruar si “gra të mbetura” dhe nuk shihen më tërheqëse.

Megjithatë, shumë gra që kanë zgjedhur t’i japin përparësi karrierës së tyre, po vonojnë të martohen ose nuk martohen fare.

Huang Lei, menaxheri i burimeve njerëzore për performancën Hangzhou Songcheng, tha për Zhejiang Online se kompanitë ishin entuziaste kur dëgjuan lajmin për lejen e takimeve

Zhejiang Online thotë se : “Raporti i burrave me gratë në kompaninë tonë është pothuajse i njëjtë, por punonjëset femra janë kryesisht në departamentet e brendshme funksionale dhe disa femra kanë më pak kontakt me botën e jashtme. Prandaj, ne shpresojmë që të japim më shumë leje për femrat beqare”.

Lumturia personale e grave gjithashtu do të nënkuptonte më shumë produktivitet në punë.

Javën e kaluar, një shkollë e mesme në Hangzhou u ofroi mësuesve të cilët janë ende beqare dhe pa fëmijë një shtesë pushimi prej 2.5 ditësh në muaj për të gjetur “dashurinë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...