Hapet për publikun Gobekli Tepe, vendi ku (ndoshta) ka nisur kulti fetar

Diel, 10 Mars 2019 12:30

Në qoftë se shpikja e rrotës, e shkrimit, e qeramikës, ju duket e vjetër, do mbeteni të mrekulluar nga fakti që në jug-lindje të Turqisë ndodhet një strukturë e ndërlikuar me obeliskë që peshojnë 40 tonelata, e rrethuar nga mure monumentale, që këto shpike i kalon me mijëra vjet.

Eshte Gobekli Tepe, struktura e parë e njerëzimit që nuk ka shërbyer për të banuar, por i është kushtuar tërësisht zotëve dhe botës së përjetshme.

Po flasim për tempullin e parë të historisë së njerëzimit, i ndërtuar rreth 12 mijë vjet më parë, shumë përpara piramidave me të vjetra, por edhe kompleksit të famshëm të Stonehenge në Angli.

Sipas studiuesve që hulumtojnë mbi strukturën nga viti 1963, kur u zbuluan gurët e parë, kompleksi që përbëhet nga të paktën 20 struktura të veçanta ka filluar të ndërtohet në epokën e Neolitit, dhe përmban struktura në formë T-je të larta deri në 6 metra, shpesh herë të dekoruara me basorelieve me kafshë ose simbole ende të panjohura.

Studiuesit ende nuk e shpjegojnë si është mundur që një sipërmarrje e tillë të jetë konceptuar pa teknologjinë më bazike, kur ende rrota nuk ishte shpikur.

Kjo mrekulli e njerëzimit është nga sot e vizitueshme, pas një pune disavjeçare restaurimi dhe ndërtimit të një strukture mbrojtëse. Vetë presidenti Erdogan morri pjesë në inaugurim, dhe viti 2019 në Turqi është shpallur si viti i Gobekli Tepe.

Modifikuar më Diel, 10 Mars 2019 12:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...