Shkencëtarët gjermanë zbulojnë substancën që vret qelizat e kancerit

Saturday, 30 Mars 2019 21:39

Studiuesit kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që dëmton qelizat kanceroze. Përdorimi i saktë i mekanizmit në sipërfaqen e qelizave të kancerit, çon në vdekjen e tyre. Nuk është ende e qartë se përse qelizat e kancerit e kanë lënë të hapur këtë "derë". Megjithatë, studiuesit e Universitetit të Bonit dhe kolegët e tyre në kompaninë amerikane Caris Life Sciences kanë zbuluar çelësin e kësaj dere, të ashtuquajturin aptamer. I përdorur siç duhet, ai bëhet fatal për qelizat e kancerit.

Aptameret janë sekuenca të shkurtra të ADN-së që - varësisht nga radhitja e njësive ndërtimore gjenetike (nukleotide)- mund të kombinohen në forma të ndryshme. Günter Mayer, profesor i biologjisë kimike në Universitetin e Bonit dhe kolegët e tij kanë zbuluar pikërisht aptamerin e duhur.

Studiuesit duan të studiojnë tani se përse qelizat kanceroze mbajnë mbi sipërfaqen e tyre proteina që shkatërrojnë vetë qelizën. Për këtë ka disa teori. Mayer thotë se kjo mund të vijë nga fakti që proteinat përdoren për të komunikuar me qelizat e tjera dhe për të përhapur tumorin. Derisa të qartësohet, se a mund të përdoren aptameret edhe në terapinë e trajtimit të tumorit, hulumtuesit do të kenë shumë për të bërë. "Deri tani ne i kemi testuar aptamerët vetëm në laborator", thotë Meyer. Por ne duhet të testojmë tani se a kanë efekt këto fragmente DNA-je edhe mbi limfomat në trupa me jetë. Pra, në vitet e ardhshme ata do ta testojnë substancën te minjtë. Veç kësaj, duhet gjejnë edhe mënyrën e dhënies së medikamentit. /DW

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kemi listat tona/ ‘BE presion Ramës, do të të nxjerrim njerëzit e inkriminuar’

Politikë

Kemi listat tona/ ‘BE presion Ramës, do të të nxjerrim njerëzit e inkriminuar’

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha në emisionin “Aktualitet” në Fax News se Edi Rama është mbështetur nga disa përfaqësues ndërkombëtar por që sipas tij, ata do të ndërrohen një...

Nuk e morën në ekskursion 12 vite më parë, shqiptari padit shkollën për 400 mijë euro

Bota Shqiptare

Nuk e morën në ekskursion 12 vite më parë, shqiptari padit shkollën për 400 mijë euro

12 vite më parë, shqiptari Endri Begaj ishte student në një shkollë në Itali, në Areco. Ai nuk u mor në një ekskursion që shkolla organizonte për në Amsterdam, me...

Angli/ Gjendet një kamion i dytë me njerëz, janë gjallë

Aktualitet

Angli/ Gjendet një kamion i dytë me njerëz, janë gjallë

Policia në Kent, në Anglinë juglindore, gjeti nëntë persona të gjallë në pjesën e pasme të një kamioni në autostradën M20 të Mërkurën, bën me dije Sky News. “Nëntë njerëz tani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!