Studimi: Origjina e arit, vjen nga përplasja e lashtë kozmike

Premte, 07 June 2019 22:46

Nëse mbani në dorë një unazë prej ari, ka shumë gjasa që ajo që ju e shihni të shkëlqejë në gishtin tuaj, vjen nga një shpërthim i madh kozmik që ndodhi rreth 4.6 miliard vjet më parë. Kjo është ajo që pretendojnë dy astrofizikantë, në një artikulll studimor të botuar në revistën “Nature” të muajit maj, dhe që mbështet teorinë se një shkrirje binare e neutroneve në një yll, solli në Tokë elemente si ari dhe platini.

Ndërsa elementi relativisht i rrallë i arit, është përdorur nga njerëzimi që të paktën në shekullin II para Krishtit në të dhëna fragmentare, origjina e tij ishte një mister deri në shekullin e 21-të.

Gjatë viteve të fundit, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ari, ishte produkt i një ngjarjeje të lashtë kozmike shpërthyese.

Astrofizikantët Sabolk Marka në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, dhe Imre Bartosh në Universitetin e Floridës, thanë në studimin e tyre se përplasja prodhoi 0.3 % të metaleve më të rënda të Tokës – duke përfshirë arin, platinin dhe uraniumin.

“Kjo do të thotë që tek secili prej nesh, do të gjejmë një vlerë të madhe të këtyre elementëve, kryesisht në formën e jodit, që është thelbësor për jetën”- tha Bartosh në një deklaratë të lëshuar në media. “Një unazë martese, e cila shpreh një lidhje të thellë njerëzore, është gjithashtu një lidhje me të kaluarën tonë kozmike përpara njerëzimit, dhe formimin të vetë Tokës, me rreth 10 miligramët që mund të jenë formuar 4.6 miliardë vjet më parë”.

Kjo përplasje, mendohet të ketë ndodhur rreth 100 milionë vjet para se të formohej Toka, duke e mbjellë sistemin diellor me këto elementë. “Të gjitha atomet në unazën tuaj të martesës, në thesaret e faraoneve, dhe në bombat që shkatërruan Hiroshimën, dhe që ende na kërcënojnë të gjithëve, dhe kështu me rradhë, janë formuar në përplasjet kozmike, që diktuan situatën në të gjithë qiejt”- sipas “The Neë York Times”.

“Është shfaqja më e madhe e fishekzjarreve në univers”- thotë Daejid Rajce i Institutit Teknologjik të Kalifornisë, dhe drejtor ekzekutiv i Observatorit të Lazerit të Valëve Gravitacionale, LIGO.

Ishte një shpërthim në vitin 2017, ai që çoi shumë astrofizikantë ta mbështesin këtë përfundim. Në mëngjesin e 17 gushtit, “një mjegullnajë në hapësirë ​​kaloi pranë planetin tonë”- konfirmoi EarthSky. Ajo u zbulua nga LIGO dhe detektori i valëve gravitacionale, Virgo.

Ajo mjegullnajë kozmike, vinte nga një çift yjesh me neutrone me madhësinë e një qyteti, që përplaseshin me një të tretën e shpejtësisë së dritës”. Astronomët në mbarë botën, e kapën në teleskopët e tyre këtë fenomen. Ajo që panë më pak se 24 orë më vonë, ishte lindja e një ylli të ri, një kilonova, në një galaktikë të quajtur NGC 4993, që është rreth 130 milionë vite dritë larg Tokës.

“Më 17 gusht 2017, Observatorit të Lazerit të Valëve Gravitacionale, LIGO, zbuloi valët gravitacionale nga një përplasje e yjeve neutrone. Brenda 12 orëve, observatorët identifikuan burimin e ngjarjes brenda galaktikës NGC 4993, të paraqitur në këtë imazh Hubble Space Telescope, dhe gjetën një shpërthim yjor të lidhur me yjet e quajtur kilonova. Teleskopi Hubble, vërejti se kilonova zbehet përgjatë 6 ditëve”.

Ata vëzhguan gjithashtu një shkëlqim të artë. “Spektri i kilonovës, përmbante ‘shenjat e gishtërinjve’ të elementeve më të rëndë në univers. Drita e saj mbante gjurmën e materialit të yllit të neutroneve që kalonte në platin, ar, dhe në të ashtuquajturat elementë të tjerë të “procesit R”- deklaroi EarthSky.

Kur studiuan topin e zjarrtë, astronomët arritën në përfundimin, se ai krijoi një re prej pluhuri ari, që ishte shumë herë më e madhe sesa Toka. Në studimin e tyre, Bartosh dhe Marka e krahasuan përbërjen e meteoriteve me simulimet e Rrugës së Qumështit. Ata zbuluan se një përplasje e vetme mund të kishte ndodhur rreth 100 milionë vjet para formimit të Tokës, rreth 1.000 vjet dritë nga reja e gazit që formoi sistemin tonë diellor.

“Rezultatet tona, adresojnë një pyetje themelore për njerëzimin: Nga kemi ardhur, dhe ku po shkojmë?”-thotë Marka. “Është shumë e vështirë të përshkruash emocionet e mëdha që ndjemë kur e kuptuam atë që kishim zbuluar, dhe çfarë do të thotë kjo për të ardhmen, teksa jemi duke kërkar një shpjegim të vendit tonë në univers”./bota.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...