Egjipti thotë ia kanë vjedhur, por statuja e Mbretit Tut shitet për 6 milionë $ në Londër

Premte, 05 July 2019 21:43

Pavarësisht pretendimeve të qeverisë Egjiptiane se ishte vjedhur nga vendi i tyre, busti 3,000-vjeçar i mbretit të djalit të Egjiptit, Tutankhamen u shit në ankand të enjten në Londër për gati 6 milionë dollarë.

Shitja e bustit u realizua nga shtëpia e ankandit Christie, një ditë pasi ministria e Jashtme e Egjiptit dhe ministria e Antikitetit dolën me një deklaratë të përbashkët dhe i bënë thirrje kompanisë që të mos shkonte para me shitjen.

Sipas tyre shitja nuk është e vlefshme, sepse shtëpia e ankandit nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pronësinë e statujës.

Ndërsa nga ana tjetër shtëpia e ankandit Christie, nëpërmjet një deklarate tha se statuja nuk kishte qenë kurrë objekt i një hetimi dhe se kurrë nuk do të ishte shitur nëse do të kishte shqetësime legjitime.

Sipas shtëpisë së ankandit Egjipti nuk ka shprehur shqetësim kur busti u shfaq publikisht, ose kur ishte pjesë e një koleksioni privat ku shitej për 3.7 milionë dollarë në vitin 2016.

"Ne e pranojmë se objektet historike mund të ngrenë diskutime komplekse për të kaluarën, por roli ynë sot është që të punojmë të vazhdojmë të sigurojmë një treg transparent dhe legjitim, duke respektuar standardet më të larta për transferimin e objekteve ",- tha shtëpia e ankandit, e cila nuk e bëri publik emrin e blerësit.

Pretendimet e autoritetvet egjiptiane janë se statuja ishte e vjedhur gjatë viteve 1970 nga tempulli Karnak në qytetin egjiptian të Luxorit, pranë varrit të mbretit të djalit në Luginën e Mbretërve.

Në fillim të viteve 1980, Egjipti paraqiti legjislacionin që parandalonte largimin e objekteve të lashta nga vendi.

Shtëpia e ankandit thotë se është në gjendje të gjurmojë pronësinë e bustit, gjatë pesë dekadave të fundit,që nga fillimi kur busti u ble nga aristokratët gjermanë Prinz Ëilhelm von Thurn und Taxis midis viteve 1973 dhe 1974.

Ndërsa Egjipti thotë se shtëpia e ankandit nuk ka treguar dokumente që vërtetojnë pronësinë.

"Nëse kokën e Tutankhamenit do të vendosnin në ankand, do të ishte një ditë e errët në historinë e Shtëpisë Christie", - tha Zahi Hawass, ministri i mëparshëm i Egjiptit për çështjet e antikiteteve, për gazetën shtetërore Al Ahram para shitjes.

Tutankhamen u bë faraon në moshën 9 vjeç dhe ishte vendimmarrës deri në vdekjen e tij, në moshën 19 vjeçare.

Eshtrat e tij u gërmuan në 1922 së bashku me mijëra objekte të lashta, duke përfshirë një maskë ari të mbretit, që deri më sot mbetet arkeologjia më e rëndësishme dhe e njohur në Egjipt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...