×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Eksplorojmë Antarktidën

E Enjte, 26 Prill 2018 14:48

Kontinenti më i ftohtë, më me erë dhe më i thatë, përmban 90% të të gjithë akullit në planet në një zonë sa ½ e Shteteve të Bashkuara.

Antarktida ndodhet në pjesën jugore të globit, dhe është kontinenti i 5 për nga madhësia. Madhësia e saj varet nga stinët, pasi akulli zgjerohet dyfish në dimër. Kontinenti është i ndarë në dy rajone, të njohura si Lindja dhe Perëndimi i Antarktidës. Lindja përbën dy të tretat e kontinentit, dhe ka afërsisht madhësinë e Australisë.

Eksplorimi i Antarktidës

Rajoni i ngrirë jugor ishte kontinenti i fundit i zbuluar. Nuk ishte parë deri në vitin 1820. Gjuetari i fokave John Davis ishte i pari që deklaroi se ai zbarkoi në Antarktidë në vitin 1821, edhe pse disa historian e kundërshtojnë pretendimin e tij.

Në fillim të shekullit 20, dy grupe hulumtuesish u nisën drejt peisazhit të shkretë të Antarktidës në një garë për të ecur aty ku askush nuk kishte ecur përpara. Ekipi i parë që arriti Polin e Jugut u udhëhoq nga eksploruesi norvegjez Roald Amundsen që kaloi 99 ditë në Polin e Jugut.

Kuriozitete rreth Antarktidës

1- Temperatura më e ftohtë që është regjistruar ndonjëherë në tokë ka qenë -89.2 gradë Celsius dhe është regjistruar më 21 korrik të vitit 1983 në stacionin Vostok të Antarktidës.

2- Fusha e Thatë e Antarktidës është vendi më i thatë në Tokë, me shumë pak lagështi dhe pothuajse aspak borë apo akull.

3- Mesatarisht, Antarktida është kontinenti me më shumë erëra. Ato në disa vende arrijnë shpejtësi deri në 320 kilometra në orë.

4- Antarktida është kontinenti i pestë më i madh.

5- “Çarçafi” i akullt i Antarktidës është masa e vetme më e madhe e akullit në Tokë.

6- Nëntëdhjetë e nëntë për qind e Antarktidës është e mbuluar nga akulli.

7- Antarktida është shtëpi e rreth 70 për qind të ujit të freskët në planet dhe ka 90 për qind të ujit të freskët të planetit për sa i përket gjendjes së akullt.

8- Nëse “Çarçafi” perëndimor i Akullt i Antarktidës do të shkrinte plotësisht, do ta rriste nivelin global të deteve me 5 metra.

9- Trashësia mesatare e akullit të këtij kontinenti është afërsisht 1.6 kilometra.

10- Duke përfshirë edhe ishujt dhe copëzat pluskuese të akullit përreth, Antarktida ka një sipërfaqe prej 14 milionë kilometra katrorë.

11- Copëza më e madhe pluskuese e akullit të Antarktidës është Blloku i Akullt Ross, që mendohet të jetë 510.680 kilometra katrorë ose ndryshe 3.7 për qind e sipërfaqes së përgjithshme të Antarktidës.

12- Malet Gamburtsev të Antarktidës ngrihen deri në 3000 metra dhe shtrihen për 1200 kilometra rreth brendësisë së kontinentit dhe janë të zhytura nën 4800 metra akull.

13- I fshehur nën akullin e Antarktidës është edhe një liqen i tërë. Liqeni Vostok është një liqen i pacenuar me ujë të pastër i groposur nën 3.7 kilometra akull. Ky liqen është gjithashtu më i madhi prej 200 të tjerëve që gjenden të mbuluara po ashtu nga akulli.

14- Pika më e lartë e Antarktidës është Vinson Massif plot 4987 metra.

15- Vargmalet Transantarktike shtrihen në jug dhe në perëndim të kontinentit. Ato janë afërisht 3500 kilometra të gjatë, që futen në vargmalet më të gjata në Tokë.

16- Në vitin 2011, afërisht 20000 turistë vizituan gadishullin e Antarktidës, sipas të dhënave të tureve turistike në vend.

17- Në Antarktidë gjendet mali Erebus, vullkani më jugor aktiv në planet dhe i vetmi vend që ka liqenin me llavë.

18- Eksploruesi norvegjez, Roald Amundsen, është njeriu i parë që shkoi në Polin e Jugut. Ai mundi eksploruesin anglez, Rober Falcon Scott, duke arritur në 14 dhjetor të vitit 1911, kur vendosi edhe flamurin norvegjez.

19- Afërsisht 30 shtete operojnë në më shumë se 80 stacione kërkimore në kontinent, sipas shifrave të marra për vitin 2009.

Eksplorojmë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...