×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kjo është paraja më e pavlerë në botë

Diel, 29 Prill 2018 13:59

Sanksionet amerikane, trazirat e brendshme dhe politikat e gabuara financiare të ndjekur nga autoritetet vendase kanë bërë që bolivari, monedha venezueliane të humbasë me 99.9 për qind ndaj dollarit dhe euros.

Inflacioni preku pikun më të lartë në historinë e vendit amerikano-latin muaj më parë dhe për të kuptuar gjendjen në të cilën ndodhet ekonomia vendase mjafton fakti se për të blerë një bukë, duhet në kuptimin e plotë të fjalës një thes me bolivar.

Në rrugët e Karakasit gjen të hedhura kuturu si mbeturina prerje të ndryshme, kryesisht 1000, vlera e të cilave e konvertuar është vetëm 0.03 dollarë amerikanë.

Pjesa më dërrmuese e venezuelianëve janë duke vuajtur pasojat e këtij zhvlerësimi, por jo një 25-vjeçar që ka emigruar në Kolumbi. Wilmer Rojas përdor pikërisht kartëmonedhat e bolivarit për të ndërtuar suvenire të ndryshme.

“Mund të përdor edhe letrat e gazetave apo revistave, por bolivari është më mirë. Është më i qëndrueshëm dhe për më tepër, nuk vlen fare. Njerëzit i hedhin sepse nuk vlejnë për të blerë asgjë, madje askush nuk i pranon më”, thotë ai.

Wilmer, ndërton duke përdorur monedhën e vendlindjes së tij kapele, kurora, çanta, shporta dhe të tjera suvenire. Një kapele thotë ai kërkon qindra-mijëra prerje bolivarësh, që nuk i kushtojnë më shumë se 2-3 dollarë në total, por që të shndërruara në kapele, 25-vjeçari i shet për 10-15 dollarë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...