Biologia “shokon” botën: Ja faktet që jemi hibridë të alienëve

Hënë, 30 Prill 2018 18:20

Daniella Fenton është një biologe, e cila po shokon botën me deklaratat e saj.

Ajo e quan veten “alienologe”dhe pretendon se alineët vizituan Tokën mijëra vite më par, por nuk mundën që ti mbijetojnë kushteve të planetit tonë.

“Toka është vizituar mijëra vite më parë nga alienë të ardhur nga yjësia Pleiades, të cilët nuk mundën që t’u mbijetojnë kushteve të planetit tonë”, ka thënë ajo.

 “Hibridët njerëzore”, titullohet libri i saj që është hedhur në shitje online. Në këtë libër, ajo thotë se kur alienët kuptuan që nuk mund t’u mbijetonin kushteve të Tokës, vendosën që të modifikojnë gjenetikisht njeriun “e prapambetur” prehistorik duke e shndërruar atë në një qënie inteligjente.

Prova, sipas Daniellas është kromozomi-2. Në librin e saj, ajo thotë se gjurmët e këtij kromozomi gjenden 780 mijë vite më parë tek neandërtalët, tek denisovanët dhe tek njerëzit e sotëm, por jo tek speciet e tjera primate.

Sipas studiueses  tri specie u shkrinë dhe u shndërruan më vonë në qenie të avancuara në art, kulturë dhe teknologji komplekse.

“Rreth 800 mijë vite më parë, përmasat e trurit të njeriut u rritën beftas dhe kjo mbetet ende një mister për arkeologët”, thotë Daniella .

Ajo thotë se në fillim ka qenë një grup i vogël njerëzish të modifikuar gjenetikisht, por pavarësisht kësaj, ata ja dolën që të zgjerohen dhe t’u imponohen të tjerëve.

“Pati një ndryshim të shpejtë dhe total tek të gjithë njerëzit në tokë, që në vend të 48 kromozomeve u bënë me 46”, thotë biologia e shndërruar në “alienologe”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...