Harroni ëndrrat tuaja? Ja si ti mbani mend ato

Tuesday, 01 May 2018 17:45

Nëse ju shikoni ëndrra, por mërziteni se nuk i mbani mend ato, është koha të lexoni këtë artikull. Zgjidhja është shumë e thjeshtë, mjafton të konsumoni banane, avokado dhe tuna.  Po, është e vërtëtë. Konsumimi i këtyre produkteve ju ndihmon të mbani mend.

Shkencëtarët pohojnë se konsumimi i një vitamine që gjendet në banane, tuna dhe avokado mund t’iu ndihmojë njerëzve t’i mbajnë mend ëndrrat.

Këto hulumtime të reja nga Universiteti Adelaide, të publikuara në revistën ‘Perceptual and Motor Skills’, kanë analizuar efektet e konsumimit të dozave të larta të suplemenve të vitaminës B6 në 100 pjesëmarrës.

Gjysma e pjesëmarrësve kishin konsumuar 240mg vitaminë B6 – sasi ekuivalente me 558 banane – menjëherë para se të flinin për pesë net radhazi, ndërkaq gjysma tjetër kishin konsumuar pilula placebo.

Kështu, rezultatet treguan se ata të cilët kishin përdorur suplemente të vitaminës B6 kishin mbajtur 64.1% më shumë ëndrra, kishin raportuar për kualitet më të mirë të gjumit dhe ishin ndjerë shumë pak të lodhur kur ishin zgjuar nga gjumi.

Megjithatë, pavarësisht këtyre hulumtimeve, udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë tregojnë se nuk duhet të konsumohen sasi të mëdha të kësaj vitamine në baza të rregullta sepse mund të shkaktojnë dëme të ndryshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...