×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

FOTOT/Burri 228 kg theu 2 taksi, çiftit obez i ndalohet hipja në to

E mërkurë, 09 May 2018 09:54

Marcus Edwards, i cili peshon 228 kg dhe e dashura e tij Taylor Faulkner, e cila peshon 120 kg, e përdornin firmën e taksive katër herë në ditë për të shkuar në shtëpi nga mamaja e tij, një milje larg.

Por kur çifti bëri thirrje për një makinë për t’i marrë ato pas një vizite, atyre iu tha nga një operator se nuk kishte automjete në dispozicion dhe duhet të provonin të merrnin një kompani tjetër.
Dhe kur Taylor u zemërua më vonë duke kërkuar një shpjegim, asaj ju tha nga qendra e taksive në Hodge Hill, Birmingham, se Marcusit i ishte ndaluar të hipte në mjetet e tyre. Taylor pretendon se asaj iu tha se ishte për shkak se dy shoferë kishin pohuar se pesha e tij kishte dëmtuar kabinat e dy taksive.
Tani çifti ka akuzuar firmën e taksive për “diskriminim kundër njerëzve me peshë të madhe” dhe kërkojnë që ata të shfuqizojnë ndalimin.
Marcus, i cili është i regjistruar si obez dhe që vuan nga celuliti në të dyja këmbët, mpiksjen e mushkërive dhe të zemrës dhe problemeve të lëngjeve trupore, tha: “Unë kam qenë një klient besnik i firmës për vite të tëra duke shpenzuar deri në 20 paund në ditë dhe tani ata më hedhin poshtë.
“Për shkak të madhësisë sime unë gjithmonë rezervoj pesë vende për Taylor dhe veten time. Ajo ulet në fillim dhe unë duhet të përhapem nëpër tre vende në pjesën e prapme”, shtoi ai. (gazeta-Shqip.com)

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 10:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...