Nëntë kuriozitete që ende nuk i dinit për ëndrrat

E mërkurë, 09 May 2018 10:22


E kujt nuk i ka ndodhur që të shohë ëndrra dhe pastaj të kujtojë imazhet që ka parë gjatë gjumit? Është një aktivitet që truri ynë e kryen çdo natë, por në shumicën e rasteve i kemi harruar kur zgjohemi. Bota e ëndrrave është bërë gjithmonë protagoniste e teorive të ndryshme, aq sa ka marrë edhe vëmendjen e mjekëve dhe psikologëve. Ja cilat janë 9 kuriozitetet që askush nuk i dinit për këtë temë.

1-Shohim ëndrra çdo natë – pjesa më e madhe e njerëzve që kanë kaluar moshën 10 vjeç, shohin ëndrra çdo natë, por në shumicën e rasteve nuk i mbajnë mend ato. Është një fazë normale e gjumit e quajtur Rem dhe jetësohet sa herë që biem në gjumë.
2-Harrohet gjysma e ëndrrës 5 minuta pas alarmit – shpesh ndodh që e mbani mend ëndrrën në detaje sapo zgjoheni, por mjaftojnë të kalojnë 5 minuta dhe e harroni gjysmën. Sipas disa studiuesve, kjo është pasojë e faktit se ëndrra eliminon lidhjet e panevojshme mnemonike që bën truri gjatë ditës. Dhe të kujtosh imazhet e ëndrrave do të thotë se ky qëllim nuk është arritur.
3-Mesatarisht një person sheh 1.460 ëndrra në vit – mund të shohë edhe më shumë se një ëndërr në natë, kështu që një person sheh 4 ëndrra në natë. Dhe kjo bën që në vit të shihen 1.460 ëndrra në vit.
4-Burrat mund të kenë deri në 5 herë ereksion kur shohin ëndrra – është e njohur që meshkujt kanë ereksion gjatë natës, saqë shpesh ata zgjohen “të gatshëm” për marrëdhënie seksuale, por pak e dinë që mund të kenë pasur deri në 5 herë ereksion gjatë ëndrrave. Për fat të mirë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse kjo është një shenjë që trupi funksionon mirë.
5-Gratë kanë shumë ankthe gjatë ëndrrave – ndryshe nga meshkujt gratë janë të prirura të kenë ankthe gjatë gjumit. Po cila është periudha që ata shohin ëndrra të këqija? Faza para menstruacioneve.
6-Nuk mund të kërkoni ndihmë gjatë kohës që keni makthe – kur keni makth shpesh zgjoheni duke bërtitur, por e keni të pamundur ta bëni gjatë kohës që shihni ëndrrën. Arsyeja është shumë e thjeshtë: gjatë fazës Rem, muskujt vullnetarë janë të paralizuar dhe madje edhe nëse doni të reagoni, trupi mbetet i palëvizshëm.
7-Ekziston një “çrregullim nga makthi” – çrregullimi që vjen nga makthi është një problem veçanërisht i përhapur gjatë kohëve të fundit. Njerëzit që vuajnë thonë se zgjohen shpesh gjatë natës dhe i kujtojnë makthet e frikshme me hollësi të madhe. Këto makthe mund të shkaktojnë probleme edhe në jetën reale.
8-Disa nuhasin në ëndërr – edhe pse duket absurde, disa njerëz mund të nuhasin gjatë ëndrrave. Ajo që nuk është e qartë, është nëse bëhet fjalë për një ndjesi, për një kujtim apo për një të vërtetë.
9-Disa njerëz shohin ëndrra bardhë e zi – 12% e njerëzve shohin ëndrra bardhë e zi. Kjo është veçanërisht e përhapur, tek ata që janë nën 25 vjeç dhe mbi 55 vjeç, dhe mund të lidhet me faktin se mund të keni qenë të ekspozuar ndaj një televizori bardhë e zi gjatë fëmijërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...